Mesditën e sotme në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i kampionatit të ri kombëtar të futbollit për Superligën. Siç dihet, në këtë kampionat marrin pjesë 12 skuadra. Në javën e parë të kampionatit, shorti ka caktuar çiftin Vllaznia- Flamurtari, ndeshje kjo që do luhet me datë 24 gusht. Siç dihet, në skuadrën vlonjate do të luajë këtë sezon mbrojtësi lezhjan Dritan Smajli që ka qenë pjesë e kuqebluve në 5 sezonet e fundit. Në këtë mënyrë, nisja e kampionatit ka dhuruar një sfidë shumë interesante por edhe shumë të vështirë për kuqeblutë të cilët siç dihet, do të kenë një sezon pa pretendime nisur edhe nga përbërja e re që pritet të ketë në dispozicion stafi drejtues. Ja kalendari i ndeshjeve të javës së parë:
Tirana-Laci
Lushnja-Kukesi
Vllaznia-Flamurtari
Skenderbeu-Besa
Teuta-Bylis
Kastrioti-Partizani