www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Hidhet shorti i kampionatit, Vllaznia pret Skënderbeun më 25 gusht
Hidhet shorti i kampionatit, Vllaznia pret Skënderbeun më 25 gusht
Sot paradite është hedhur shorti i kampionatit të ri kombëtar të Superligës. Në pranë të drejtuesve të klubeve, ka qenë shefi i Sektorit të Garave Ilir Shulku ai që ka drejtuar këtë short. Interesant shumë fakti që në javën e parë të kampionatit, Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” pikërisht skuadrën kampione të vendit Skënderbeun e Korçës. Ky ishte fati i këtij shorti teksa po për javën e parë, Kukësi do presë Luftëtarin, Apolonia do presë Kastriotin, Bylisi ekipin e Flamurtarit, Laç ekipin e Besës, Tomori do presë Tiranën dhe Shkumbini do presë Teutën. Nëse Vllaznia do presë Skënderbeun, shumë interesant edhe shorti i javës së parë për kategorinë e parë teksa Ada do presë në Velipojë pikërisht ekipin e mirënjohur të Partizanit, ndërkohë që në Pukë Tërbuni do presë Himarën.