Sot eshte hedhur ne Nion te Zvicres shorti per ndeshjet e Kupave te Europes, short ky qe pritej me interes edhe nga ekipet shqiptare pjesmarresene to. Keshtu shorti vendosi që kundërshtari i Partizanit në turin e parë eliminator të Champions League të ishte skuadra e dytë më e vështirë, Qarabag.

Kampionët e Shqipërisë do të luajnë përballë ish-skuadrës së Ansi Agollit, gjashtë herë kampione me radhë e Azerbajxhanit. Vlera e merkatos së kësaj skuadre përllogaritet në 16,4 milionë euro, ku të paktën 8 lojtarë vlerësohen në merkato nga 1 deri në 1,6 milionë euro. Qarabag është skuadra më e suksesshme azerbajxhanase në vitet e fundit, duke luajtur edhe në fazën e grupeve të Champions League në edicionin 2017-2018.

Në shortin e sotëm të Europa League, ekipet shqiptare kanë gjetur në vazo ekipe të rrezikshme dhe që vejnë në diskutim kualifikimin e tyre.

Kukësi do të përballet me hungarezët me traditë si Debrecen, ndërkohë që Teuta gjen përballë lituanezët e Ventspils, “njohje e vjetër” e ekipeve shqiptare dhe që ka eliminuar Flamurtarin.
Lexo edhe: Partizani shmang Celtic, por gjen Qarabag

Në shortin e sotëm të Europa League, ekipet shqiptare kanë gjetur në vazo ekipe të rrezikshme dhe që vejnë në diskutim kualifikimin e tyre.

Laçi duket jo i favorizuar në përballjen me izraelitët e Beer Sheva, që në sezonin 2016-17 kanë eliminuar në grupet e Europa League Interin e famshëm.

Ndërkohë, po mundi ekipin modest të St. Joseph’s nga Gibraltari, Prishtina do të përballët me “gjigantët” e Glasgow Rangers.