Pak minuta më parë në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i ndeshjeve të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Kështu, verdikti i goglave ka qenë i tillë që për 17 vjeçarët, Vllaznia do të përballet me ekipin e Teutës së Durrësit.

Ndërsa për 19 vjeçarët, Vllaznia do të ndeshet me Shkëndinë e Durrësit. Ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.

Kuptohet që objektivi i ekipeve të Akademisë Vllaznia është fitorja edhe e këtyre dy ndeshjeve dhe kalimi në finale të Kupës së Shqipërisë.
Ato kane zhvilluar deri tani ndeshje shume te mira duke i kaluar me sukses dy turet e para dhe tashme do te tentojne te kalojne edhe te tretin.

Kuptohet qe nuk do te jete e lehte, megjithate djemte e drejtuar nga trajneret Luan Zmijani dhe Brikeno Bizi jane te vendosur per te kaluar ne finale te ketij kompeticioni.

U17 Vllaznia- Teuta
U19 Vllaznia- Shkëndia D