Vllaznia ka mesuar emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne turin e dyte te “UEFA Conference League” ne rast se kalon islandezet e Valur me te cilet do te luaje ne turin e pare te ketij kompeticioni.
Shorti i ketij turi eshte hedhur pasditen e sotme dhe verdikti i goglave ka nxjerre si kundershtar per fituesin e çiftit Valur- Vllaznia, emrin e ekipit skocez St Mirren FC.
Ndeshja e pare ndaj ketij ekipi do te luhet me 25 korrik (gjithmone ne rast kualifikimit te kuqebluve) ne stadiumin “Loro Boriçi” ndersa e kthimit nje jave me vone ne fushen e St Mirren FC.
Megjithate, shkodranet duhet te jene te perqendruar maksimalisht tek sfidat e turit te pare ndaj islandezeve te Valur sepse ky eshte objektivi i pare i vendosur nga drejtuesit e klubit./www.shkodrasport.com/