Short I pafat ka rezultuar për Vllazninë e Shkodrës, ai I hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës, short ky I vlefshëm për Ligën e Kampioneve të Europës në futboll për femra. Kampionia e Shqipërisë do të jetë pjesë e grupit 10 të këtij kompeticioni dhe kundërshtare të saj do të jenë ekipet kampione të Lituanisë, të Irlandës dhe ajo e Maltës.

Ekipi më I forte është padyshim Gintra, ndërkohë që jo më pas mbetet edhe kampionia irlandeze, ndërkohë që Vllaznia është pozicionuar si e dyta në këtë grup, në bazë edhe të koefiçentit të saj. Për presidentin e këtij ekipi Lazer Matija, shorti konsiderohet shumë I vështirë dhe për më tepër, atë e shqetëson edhe vendi ku do të luhen këto ndeshje.

Sipas shortit, UEFA ka vendosur që ndeshjet e grupit 10 të luhen në Lituaninë e largët dhe ky është një tjetër faktor jopozitiv për vajzat kuqeblu. Pavarësisht këtyre gjërave, Vllaznia pritet të tentojë deri në fund për kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Në dy edicionet e fundit I është afruar shumë pranë, duke fituar nga dy ndeshje megjithatë nuk ia ka dalë.

Takimet e këtij turi do të luhen nga datat 7-13 gusht dhe gjatë kësaj periudhe, ekipi shkodran do të zhvillojë fazën përgatitore ndërkohë që drejtuesit e ekipit do të shohin edhe mundësinë e përforcimit të ekipit me lojtare të tjera cilësore.