Të shtunën do të startojë kampionati i 11-të kombëtar i futbollit të femrave. Ky është vendimi që ka marrë Sektori i Garave pranë FSHF-së që gjatë ditës së sotme ka hedhur edhe shortin e tij.

Pjesmarrës në këtë kampionat do të jenë 10 ekipeve, tre prej të cilëve janë nga Shkodra, pikërisht Vllaznia, Juban Danja dhe AAS.

Edhe në këtë sezon, Vllaznia kampione në fuqi e vendit, konsiderohet sërish pretendentja kryesore për fitimin e titullit edhe sivjet, titull ky që do të ishte i shtati rradhazi për të.

Por përveç saj, pretendime pritet të ketë edhe Kinostudio, Apolonia por edhe Juban Danja, ekip që është përforcuar kohët e fundit me disa lojtare cilësore.

Ndeshjet e javës së parë janë këto:

Maliqi- AAS

Apolonia- Dajti

Kinostudio- Juban Danja

Tirana AS- Bilisht Sport

Teuta- Vllaznia