Është hedhur në orën 14:00 shorti i fazës “Play Off” të Conference League. Teuta, kampionët e Superligës shqiptare do të përballen me Shamrock në turin e 3-të të këtij kompeticioni, ndërsa nëse kalojnë këtë tur do të përballen me skuadrën humbse te çiftit, Omonia-Flora Tallin.

Një shorti i lehtë për durrsakët që kanë shansin e artë që të kalojnë në grupet e Conference League.

Prishtina, skuadra e Superligës së Kosovës nëse kalon Bodo Glimt do të përballen me skuadrën humbse të çiftit, NS Mura-Zalgiris.

Një tjetër kundërshtar i fortë për Laçin. Kurbinasit do të përballen me Anderlecht në turin e 3-të, ndërsa nëse bëjnë sërish mrekullinë dhe kalojnë më tej do të kenë përballë skuadrën fituese të çiftit, Vitesse-Dundalk.

Ndeshjet e para të këtyrë ndeshjeve do të luhet më datë 19 gusht, ndërsa ato të kthimit më datë 26 gusht. Skuadrat që të fitojnë do të kalojnë në grupet e Conference League.

Omonia-Flora Tallin / Shamrock-Teuta

NS Mura-Zalgiris / Prishtina-Bodo Glimit

Anderlecht-Laçi / Vitesse-Dundalk