Shqipëria ka njohur sot kundërshtarët e grupit për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit 2026. Bëhet fjalë për Anglinë dhe Serbinë, ndërsa dy të tjerët janë për t’u vendosur.
Rrugëtimi në grup për Shqipërinë do të nisë në mars dhe do të mbyllet në nëntor. Kjo pasi kuqezinjtë janë në një grup me pesë skuadra. Në rast se do të ishin me katër, atëherë gjithçka do të fillonte prej shtatorit të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se nga 13 përfaqësuese, këtë herë do të jenë 16 nga Europa në Botëror.