Pak minuta me pare eshte hedhur shorti i turit te dyte te Liges se Kampioneve te Europes ne futboll per femra, tur ne te cilin merr pjese edhe kampionia e Shqiperise, Vllaznia e Shkodres.

Dhe verdikti i shortit tashme eshte mesuar. Vllaznia do te ndeshet me kampionen e Bjellorusise FC Minsk dhe ndeshja do te luhet serish ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Padyshim qe luajtja ne kete stadium eshte nje favor per Vllaznine megjithate perballe do te kete nje skuader te forte e cila çdo vit ka arritur te kaloje turet ne Europe dhe konsiderohet nje kundershtar shume i forte.

Ndeshja do te luhet me date 18 ose 19 nentor dhe serish do te jete nje perballje e vetme e cila do te percaktoje skuadren qe do te kaloje ne turin e trete te Liges se Kampioneve te Europes.

Megjithate vajzat shkodrane do te tentojne te bejne nje mrekulli tjeter ne kete tur te dyte dhe per ta pare veten serish ne 32 skuadrat me te mira te kontinentit serish.

Vllaznia ne turin e pare eliminoi kampionen turke ALG Spor Kulubu pas nje ndeshje dramatike e cila e nxorri fituesin vetem pas gjuajtjes se 11-metershave.