Vllaznia do ta nise sezonin e ri te rikthimit ne Superlige duke pritur ne Shkoder ekipin e Laçit. Ky eshte verdikti i shortit te hedhur pak minuta me pare ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit.

Ka qene Sekretari i Pergjithshem i saj Ilir Shulku dhe Shefi i Sektorit te Garave Lysien Nurishmi, dy personat qe kane hedhur shortin e sezonit te ri futbollistik.

Ajo që bie në sy është se nuk ka ndryshime dhje të gjithë skuadrat kanë arritur të marrin licencimin. Edhe pse disa prej klubeve kanë pasur probleme financiare dhje para disa javëve u paralajmëruan se rrezikonin pjesëmarrjen në sezonin e ri, sërish mesa duket në fund kanë mbyllur problemet me financat dhe janë të gatshëm për të nisur rregullisht Kategorinë Superiore, e cila është paracaktuar të startojë më datë 24 gusht.

Luajtja e ndeshjes se pare ne Shkoder mund te konsiderohet diçka pozitive sepse nje rezultat pozitiv ndaj Laçit, do t’u jepte kuqebluve frymemarrjen e duhur per te vijuar me pas kampionatin me te qete.
www.shkodrasport.com