Blerja e Higuain dhe Caldares e ka nxehur ndjeshëm ambjentin kuqezi.
Milani ka marrë dy lojtarë të rëndësishëm dhe përkundër largimit të Bonuccit, skuadra është përforcuar jo pak më këta futbollistë të mbërritur nga Juventus, në mënyre të vecante Higuain pasi sulmi ka qënë një pikë e dobët e kuqezinjve në sezonin e fundit.

“El Pipita” kreu vizitat mjekesore në “ La Madonnina” ndërsa në shtëpinë e Milanit pasi mbaroi vizitat me sukses, 31 vjecari pritej nga një numër I madh tifozësh të Milanit.

Ai u shpreh I lumtur për mbërritjen tek skuadra e njohur italiane në fjalët e tij të pakta dhënë për mediat teksa tha se shpreson qe ta ndihmoje MIlanin te shkoje sa me larte.. Debutimi I Higuain pritet të jetë më 11 gusht në SHBA kundër ish skuadrës së tij Real Madrid.

Ndërkohe nga SHBA për një tjeter firme të rëndësishme ka mbërritur mbrojtësi Caldara I shkëmbyer kokë më kokë me Bonuccin.

24 vjecari që ka shkelqyer vitet e fundit tek Atalanta shihet si një nga mbrojtësit më me prespektive të futbollit Italian. Ai pohoi për mediat se kishte folur ne telefon me Gatusson dhe së ishte I kënaqur që bëhej fjalë e kuqezinjve.