Milani luan ditën e nesërme takimin e javës së 20-të në Seria A, në transfertë ndaj Xhenoas, takim i parashikuar të nisë nga ora 15:00.

Një sinjal të qartë se Gonzalo Higuain do të largohet nga kuqezinjtë, e jep vetë trajneri Gatuzo. Në listën zyrtare prej 23 lojtarësh me lojtarët që do të udhëtojnë në këtë transfertë, mungon pikërisht sulmuesi argjentinas.

“El Pipita” është pranë mbylljes së marrëveshjes me Çelsin, dhe pritet që në nisje të javës të zyrtarizohet te blutë e Londrës. Në repartin e vancuar, janë vetëm Kutrone, Suso dhe Tsaxhu, ndërkohë që për të zëvendësuar Higuainin, Milani ka gati pikërisht sulmuesin e Xhenoas, Kristof Piontek, i cili sipas të gjitha gjasave do të mbërrijë ditën e martë në Milanelo.