Dyshimet për Katarin shtohen gjithnjë e më shumë. FIFA ka marrë një paralajmërin të fortë për ndeshjet miqësore të zhvilluara nga Katari përpara fillimit të Botërorit.
Sipas prestigjozës britanike, Daily Mail, Katari ka marrë një numër jo normal penalltish në favor në fitoret e saj të cilat as nuk u transmetuan në televizione. Një prej ndeshjeve të këtij raporti është edhe ajo me Shqipërinë, të fituar nga arabët, pikërisht nga një 11-metërsh.
Sipas Daily Mail, kjo ka ndodhur për shkak se Katari duhet të kishte një imazh të mirë përpara Kupës së Botës që do të nisë nesër. Pak ditë më parë, në media qarkulloi edhe një lajm i frikshëm se Katari ka paguar 15 milionë euro Ekuadorin për t’i “dorëzuar” fitoren në ndeshjen hapëse.
Do te ndodhe vertete keshtu, kjo mbetet per t’u pare, megjithate lajme te tilla sigurisht qe nuk jane diçka e mire ne prag te startit te evenimentit me te rendesishem te futbollit boteror qe starton neser pikerisht ne kete vend.