Ekipi i Teutës ndodhet në një krizë rezultatesh sa i përket kampionatit shqiptar. Skuadra e drejtuar nga ana e Nicës, është një nga ekipet që po lufton për mbijetesë së bashku me Vllazninë dhe Lushnjen.

Megjithatë në kampin e Teutës nuk janë në të njëjtin mendim.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, mesfushori është shprehur se Teuta nuk është në garën e mbijetesës dhe shumë shpejt do të fillojë ringritja, duke dërguar kështu në një farë mënyre Vllazninë drejt Kategorisë së Parë.

” Ne do të luajmë për fitore në shtëpinë tonë ndaj Luftëtarit dhe nuk mund të themi që e kemi fituar ndeshjen, pa e zhvilluar atë.

Takimet nuk kanë ngjashmëri mes tyre, ndërsa situata në ekip është e qetë dhe nuk ka presione.

Për momentin jemi në një formë të dobët dhe në një gjendje të keqe në renditje, por këta futbollistë nuk e diskutojnë mbijetesën”, është shprehur Hila. /vipsport/