Nuk ka pushim te skuadra matjane. Një ditë pas fitores së së mërkurës ndaj Bylisit, skuadra është vënë nën urdhërat e trajnerëve Hima & Hoti, për tu përgaditur për ndeshjen e rradhës. Sot pasdite skuadra matjane ka një udhëtim të vështirë, në transfertë do të përballet ndaj Luzit 2008.

Skuadra e Luzit është ndër katër skuadrat që i ka marrë pikët e plota skuadrës matjane. Humbja e pësuar me rezultatin 5-1, ndaj Luzit në 11 nëntorin e kaluar është më e thella e pësuar nga skuadra matjane në këtë kampionat.

“Fitorja e arritur ndaj Bylisit ka shtuar dukshëm optimizmin në rradhët e skuadrës. Këtë moment të mirë që po kalojmë duhet ta zgjasim dhe më shumë”- shprehet mes të tjerash, numri një i pankinës matjane, Klevis Hima. Në ndeshjen e sotme për shkak kartonash do të mungojnë dy futbollstët e formacionit bazë.

Bëhet fjalë për Farrukun dhe Kolecin. Pavarësisht koificentit të vështiësisë që ka ndeshja e nesërme, trajneri i matjanëve Hima është i qartë në objektivin e tij. Në fund shton: “Skuadra do të udhëtojë në transfertën e rradhës për të marrë maksimumin e pkëve. Klima optimiste që po e shoqëron skuadrën jep premisa se mund të arrijë një objektiv të tillë”. Pas javës 26 -të, matjanët rënditen në vëndin e tetë me 31 pikë me goleverazh 19-33.
Nderim GOCI