Përdoruesit e rrjetet sociale kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për dëmtimin e sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah mbrëmjen e djeshme, ne finalen e Ligës së Kampionëve, i cili rrezikon ta mbajë jashtë ndeshjes së Egjiptit kundër Rusisë në Kupën Botërore 2018.

“Dëmtimi i Salah është serioz, tashmë gjendet në spital për t’iu nënshtruar testeve. Ndoshta shpatulla, ndoshta klavikula, njëra prej të dyjave i është nxjerrë nga vendi.

Botërori për të tashmë është në rrezik serioz”, tha trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, në fjalën e mbajtur pas ndeshjes finale të Kievit.

Egjipi i Salah eshte ne Grupin A bashke me Rusine e ndeshja mes tyre pritet te luhet më 19 qershor, shkruajne mediat ruse.

E per demtimin e tij, çka e nxjerr jashte kesaj ndeshje me rendesi per Egjiptin, po fajesohet Rusia.

Tifozet përdorues te mediave sociale kane postuar shume reagimet në Twitter me teoritë e tyre të konspiracionit se presidenti rus Vladimir Putin është sipas tyre përgjegjës për demtimin e yllit të Egjiptit, duke rritur kështu shanset që Rusia të përparojë në ndeshjet e grupeve.