Kupa e fituar tre javë më parë ka qenë e teta në historinë 103 vjeçare të Vllaznisë. Distanca kohore në mes të parës dhe kësaj të fundit është 59 vite. Çka do të thotë se ato janë fituar në një distancë kohore prej më tepër se 7 vitesh nga njëra- tjetra.

E para i përket vitit 1965. Njè fitore krejt e papritur. Ishte viti kur një djalë 17 vjeçar, në pamje të parë me nië fizik disi të brishtë dhe krejt i panjohur, i cili quhej Sabah Bizi, u pa nè rolin e sulmuesit të krahut të majtë të skuadrès së Shkodrës, në ditën e 20 qershorit 1965 në fushën e futbollit të Peshkopisë.

Një Vllazni tejet e re mbasi fitonte 3-0 me Korabin, kalonte turin e Kupës së Shqipërisë, pa menduar askush se mbas 21 ditëve kjo skuadër do të ishte fituesja e Kupës më të rrufeshme në historinë e Shqipërisë. Mbas një jave, në turin tjetër, Villaznisë i duhet tè vuajë jo pak për të eliminuar Luftëtarin e Gjrokastrës mbas 120 minutave lojë 1-1, falë golit të barazmit të të riut të panjohur me emrin Sabah Bizi.

Mandej 11-metërshat dhe një portier debutues i quajtur Paulin Ndoja, i cili pret jo pak, por plot 4 njëmbëdhjetëmetërsha të gjirokastritëve, çka nuk kishte ndodhur asnjeherë në krejt historinë e futbollit shqiptar. Ndërkohë Selami Dani dhe Esat Rakiqi, realizojnè 3 herè nga pika e bardhë ndërkaq, dhe Vllaznia kalon turin, raporton shkodrasport.com.

Më 4 korrik 1965 Vllaznia mposht Flamurtarin e Mexhid Haxhiut 2-1 dhe Selami Dani e Sabah Bizi shkëlqejnë. Mbërrin kështu fundorja e Kupës, një premierë e paprecedent në historinë e futbollit shqiptar: Vllaznia- Skenderbeu.

Fusha asnjanëse e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” bëhet para 8000 shikuesve arena e evenimentit historik Shkodër-Korçë. Selami Dani, një futbollist i shkëlqyer, një intelektual i vërtetë i futbollit, në lojë e jashtë saj, golshènues i lindur, është autor i golit historik. Ai shënon nga afër, nè të 57′, duke zgjidhur si gjithmonë plot zgjuarsi, një lëmsh, çfarë ai dinte t’i qartësonte si pakkush. Villaznia fiton 1-0 dhe për herè tè parè nè histori i gëzohet trofeut të Kupës së Republikës, raporton shkodrasport.com.

Çka nuk ka qenè viti 1965! Vetém 25 ditë më parë, më 16 qershor 1965, me fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit, me gol fatal. Ishte po në minutën e 57-tè prej Ali Memés. 17 Nëntori i Tiranës kishte bërë shumë më tepër se Vllaznia: Ishte bërë për herë të parë Mbasluftès, Kampion i Shqipèrisè pèr vetèm 1 pikè (31) mbi Partizanin (30) e Dinamon (30)! Mbrenda kètyre tri javève historia e futbollit shqiptar, papritmas kishte marrè njè rrugë krejt tjetër.

Kishte nisur shpèrthimi i 17 Nèntorit, siç quhej SK Tirana, ndërsa skuadra nobël e Shkodrës që i kishte dhuruar futbollin Shqipërisë qysh më 1913, e që kishte qenë për herë të fundit kampione mè 1946, rrèmbente Kupën e saj të parë të Shqipërisë.

Ishte një formacion thuajse i ri, vetëm 22 vjeç mosha mesatare e këtij 11-shi që datonte 1965. Portieri quhej Paulin Ndoja, 20 vjeç debutues. Mbrojtèsa: Frederik Çapaliku, 24 vjeç – një trim i futbollit; Sadedin Zmijani, 29 vjeç – kapiteni i paharrueshëm; Mehdi Milla, 20 vjeç, i cili më mbas do të bëhej një nga administratorët më të shquar të krejt klubit Vllaznia. Ndèrsa giysmëmbrojtës, siç i thonin asokohe, ishin: Nikoll Gjergji, 24 vjeç- një atlet i futbollit; Kol Gjoni, çuditèrisht po nè gjysmëmbrojtje, i kthyer më mbas në një mbrojtès tè palèkundshèm, 23 vjeç.

Mandej sulmi: Esat Rakiqi, 23 vjeç, sulmues i djathtè, njè nga më origjinalët e lojës shkodrane me golat, shpejtësinë dhe teknikën e tij, trajneri i 30 vjetève me rradhë; Hajrullah Lekaj po 23 vjeç, gjysmësulmuesi stoik; Menduh Dedja, qendèrsulmuesi 20-vjeçar, I cili shpejt do te qiptar. Shoku im Selami Dani ishte giysmèsulmuesi i majtè, universali I sulmit, 23 vjec. Dhe në krah të tij “i panjohuri” ‘Sabah Bizi, 17 vjeç djalë, sulmuesi i majtë i krahut. Trajnerët: debutuesi Skënder Jareci – futbolli emblemë i Dinamos, por ndoshta më fort sesa ai, pedagogu i paharrueshëm Rifat Rusi./SHKODRA-SPORT.COM/