Në izolimin e plotë ku ndodhej Shqipëria gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës deri në vitin 1990-të, përveç atyre që dilnin jashtë shtetit për arsye pune, si diplomatët, Marina Tregtare apo Agroeksporti, të vetmit shtetas që u jepej mundësia që të dilnin ndonjëherë jashtë, ishin artistët dhe sportistët, të cilët me dietat minimale që u jepte shteti i asaj kohe, nuk kishin mundësi që të blinin në shtetet ku ata shkonin diçka për vete apo familjarët e tyre.

Por duke kursyer apo marrë ndonjë ushqim të thatë me vete, ata i përdornin dietat e tyre për të blerë ndonjë gjë të vogël, si: paketë cigare “Marlboro”, çakmak, sapun, syze, letra bixhozi, (kështu quheshin letrat në atë kohë), apo në rastin më të mirë ndonjë bluzë me krahë të shkurtër, që kushtonte më lirë.

Por nisur nga dëshira e madhe që kishin shqiptarët në atë kohë për të pasur diçka ndryshe nga të tjerët, detyroheshin që të grumbullonin disa dollarë më tepër sa e lejonte rregulli, apo monedha floriri (Napolon flori apo Gjel) dhe fshehurazi doganierëve t’i nxirrnin ato jashtë për të blerë diçka më shumë.

Si p.sh. orë dore (një Gjel floriri jepej për dy ora “Atllantic”), magnetofon, apo në rastin më të mirë, një aparat televizori. Mirëpo nxjerrja e valutës (dollarë, monedha floriri) jashtë shtetit më shumë se sa e lejonte ligji për ata shtetas që dilnin jashtë, konsiderohej kontrabandë dhe në bazë të ligjeve në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, quhej krim kundër shtetit dhe ata që kapeshin me këtë gjë, në rastin më të mirë përjashtoheshin nga puna apo sporti, ndërsa në rastin më të keq dë, noheshin deri me bu, rg.

Për nxjerrjen e monedhave të floririt (Gjel apo Napolon) jashtë shtetit, sportistët kryesisht, detyroheshin që të përdornin lloj-lloj mënyrash për t’i shpëtuar kontrollit të doganierëve vigjilentë. Një prej këtyre mënyrave, ishte futja e tyre në kutitë e qumështit që prodhoheshin në kombinatin ushqimor “Ali Kelmendi” në Tiranë, gjë e cila bëhej që në momentin e prodhimit dhe sportisti që e bënte atë, detyrohej që kur të vinte nga jashtë, t’i sillte ndonjë gjë punëtorit të “ushqimores” që ja mundësonte atë marifet.

Një prej tyre që e ka pohuar vetë këtë fakt publikisht gjatë një emisioni televiziv (Histori me zhurmues, Tv Klan, viti 2011), është legjenda e sportit shqiptar, Ajet Toska, Mjeshtër i Sportit në hedhjen e çekiçit.

Kështu që nga fillimi i viteve ’60-të kur Shqipëria komuniste u shkëput nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera të Europës Lindore dhe i mbylli kufijtë e saj, e deri në vitin 1990, një numër i madh shtetasish shqiptarë që u jepej mundësia për të bërë “rrugë jashtë”, kryesisht sportistë dhe artistë, janë akuzuar dhe dë, nuar për “kontrabandë”. Ndër ta ka pasur edhe mjaft personazhe të njohur, artistë dhe sportistë me emër të cilët kanë vuajtur edhe dë, nimin me bu, rg.

Si p.sh. në rastet e para që janë të njohura publikisht, është ai i Skënder Halilit, mjeshtrit të madh të futbollit të ekipit “17 Nëntori” i Tiranës (emrin e të cilit sot e mban fusha sportive e ekipit Tirana), i cili në fundin e viteve ’60-të, u dë, nua me bu, rg vetëm për dhjetë dollarë që iu gjetën mbi normën dhe dietën e lejuar. Raste të tilla kanë ndodhur edhe në vitet që pasuan me sportistë dhe artistë të tjerë, të cilat tashmë janë të njohura edhe prej publikimit në shtypin e pas viteve ’90-të.

Si p.sh. shtangisti, Aleksandër Kondo, kampion absolut për disa vite me radhë, i cili në vitin 1984 u dë, nua me prerjen e trajtimit ushqimor dhe mospjesëmarrje në disa aktivitete ndërkombëtare, vetëm për një revistë pornografike që doganierët e Rinasit ia gjetën të fshehur në trup?!

Apo rasti tjetër i futbollistëve të ekipit “Flamurtari” të Vlorës në mesin e viteve ’80-të, të cilët gjatë kthimit nga Spanja (ku u ndeshën me ekipin “Barcelona” për Kupën e Kampionëve të Europës), u ndaluan në doganën e Hanit të Hotit, pasi kishin blerë më shumë plaçka se u lejohej. Si p.sh. mbrojtësit të famshëm, Rrapo Taho, doganierët i morën një fustan nusesh, që ai e kishte blerë për një person të familjes.

Por kjo gjë që ndodhi me Tahon dhe disa shokë të tij të ekipit, të cilëve iu sekuestruan radio-magnetofona etj., ishte gjysma e së keqes. Pasi po atë ditë, në autobusin e tyre u gjet edhe një revistë pornografike, për të cilën ekipi do të kishte jo pak telashe?! Edhe pse “Flamurtari” i famshëm i atyre viteve bëri një epokë, duke kaluar disa herë turet në kupat e Evropës, regjimi komunist nuk i toleronte aspak.

Ata duhet t’i nënshtroheshin të gjitha ligjeve dhe rregullave në fuqi, si të gjithë të tjerët?! Ndërsa, siç thamë pak më lart këto gjëra janë tashmë të njohura, në shkrimin e sotëm po publikojmë një dokument arkivor të vitit 1970, ku Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Lefter Goga, me anë të një raport-informacioni, njofton udhëheqjen e lartë lidhur me “implikimin e disa sportistëve të ekipit “Partizani”, në kontrabandë valute”.

Dhe sportistët që kanë emrat aty, janë ish-yje të futbollit e basketbollit shqiptar, trajnerë dhe lojtarë të ekipeve kombëtare, si futbollisti Spiro Gjika, basketbollistët, Novruz e Dodan Përmeti, legjenda të basketbollit shqiptar ndër vite.

Krahas këtyre emrave të njohur që prej vitesh mbajnë edhe titujt më të lartë si “Mjeshtër i Madh”, etj., në dokumentin në fjalë përmendet edhe mjeku i shquar i ekipeve kombëtare, dr. prof. Lluka Heqimi, një profesionist dhe njeri model, si atëherë dhe sot.

Raport-informacioni në fjalë, i është dërguar Hysni Kapos, sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së që mbulonte në rrugë partie organet e diktaturës së proletariatit, (Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Sigurimi i Shtetit, Hetuesia, gjykatat, prokurorinë, etj), i cili ka vënë dhe shënimin përkatës në atë dokument.

Këtë raport-informacion të Prokurorit të Përgjithshëm ku propaganda e asaj kohe dhe ligjet strikte diskriminuese të regjimit komunist në fuqi kanë tentuar të përlyejnë dhe t’iu nxjerrin jo pak telashe emrave nga më të mëdhenjtë e sportit shqiptar, po e publikojmë të plotë dhe pa e censuruar aspak.

Me të vetmin qëllim, për t’iu treguar brezit të ri që nuk e ka arritur atë kohë, se si funksiononte ai regjim edhe për ata sportistë që i ngrinin lart emrin dhe flamurin e Shqipërisë në pallatet e sportit dhe stadiumet e vendeve të ndryshme të botës.

(DEGA E USHTRISE)

I N F O R M A C I O N

Kohët e fundit, në Tiranë, janë ndjekur nga Prokuroria Ushtarake disa çështje penale me ushtarakë, të akuzuar për krimin e shkeljes së dispozitave të valutës dhe të arit si dhe atë të kontrabandës.

Personat kryesorë të këtyre kri, meve janë sportistë, të cilët kanë dalë disa herë me rradhë jashtë shtetit. Njerzit që u kanë dhënë atyre valutë, përveç shokëve të punës, kanë qenë dhe persona të tjerë të jashtëm, me qëndrime jo të mira politike, të cilët në mënyrë të ndryshme, janë munduar të afrohen me ta.

Në verën e vitit 1969, u procedua dhe u dë, nua futbollisti i Klubit “Partizani”, oficer Spiro Gjika, ky është djali i një punëtori i rritur në jetimore, por duke rënë pas qejfeve, u shty të marri valutë dhe të sjell plaçka nga jashtë shtetit kontrabandë. (ka nxjerrë 337 dollarë dhe 1 napolon flori). Personat që i kanë dhënë valutë kanë qenë mësues të edukatës fizike si dhe disa të tjerë, me qëndrim moral jo të mirë, me të cilët mbante lidhje dhe shoqeri.

Kështu ka qenë berberi Ali Votopija – njeri i degjeneruar, rreth të cilit grumbulloheshin shumë sportistë, ku një pjesë prej tyre merrte dhe valutë prej tij. Po ky person, ndërmjetëson për të krijuar lidhje të sportistëve dhe me njerëz të tjerë. Kështu, p.sh. Mina Kote, Kujtim Xhara, të dë, nuar më vonë për kr, ime kundër shtetit dhe kontrabandë, janë interesuar dhe kanë dashur të njihen me Spiro Gjikën për t’i dhënë këtij dollar dhe zhvilluar kontrabandë.

Në fillim të këtij viti u proceduan dhe u dë, nuan për kontrabandë N/Oficer Pëllumb Shaqiri, sportist i Klubit “Partizani”, Ali Lulolli, basketbollist i Klubit “Dinamo”, e të tjerë. Furnizues me dollar i këtoj grupi, ka qenë i përmënduri, Ali Votopija si dhe Thoma Cikoni, rrobaqepës që ka njerëz jashtë shtetit.
Sportisti Ali Lulolli, ka qenë këshilluar vitin e kaluar për vepra të tilla. Megjithatë ay nuk hoqi dorë.

Materialet hetimore të mësipërme u punuan në klubet e ndryshme sportive, u vunë në dijeni qëndrat e punës si dhe institucionet qëndrore të tyre. Megjithaët rezulton përsëri, se disa anëtarë të këtyre klubeve janë marrë dhe më vonë me valutë dhe kontrabandë.

Nga Klubi Sportiv “Partizani” u procedua N/Oficer Niazi Lleshi, trainer i basketbollit për të rinjtë e “Partizani”, N/ Oficer Novruz Përmeti, trainer i vajzave dhe i pionerëve të Klubit Sportiv “Partizani”, Dodan Përmeti, baskebollist i Partizanit, Lluk Heqimi, mjek, etj.

Furnizues me dollar i këtyre, kanë qenë persona të ndryshëm si Jani Meksi, djali i një të bu, rgosuri, Besnik Kodra, njeri pijanec etj.

Pra, ndërsa personat që nxjerrin valutën, dhe blejnë plaçka kontrabandë, janë njerëz me përbërje të mirë politiko-shoqërore, personat që i furnizojnë këto me dollar, në një pjesë të tyre janë element me përbërje jo të mirë politike dhe morale dhe deri diku t’interesuar për të shtyrë të tjerët në krim, apo për të krijuar lidhje me t’a, siç është rasti i përmëndur më lart me oficer Spiro Gjikën.

Nga procesi i fundit del, se disa prej tyre si Dodan Përmeti, kanë pasur lidhje dhe njohje, nëpërmjet këtyre veprimeve dhe me persona të tjerë, dy prej të cilëve u arrestuan kohët e fundit për kr, ime kundër sht, etit.

Për të prevenuar këto kr, ime, ne organizuam këtë muaj disa mbledhje të tjera me sposrtistët e këtyre klubeve, ku prokurori ushtarak i qytetit punoi konkluzionet e hetimit.

Në këtë process implikohen mjaft persona, me përbërje politiko-shoqërore. Për këtë arsye një pjesë prej tyre nuk janë ndjekur penalisht, ndërsa për të proceduarit e grupit të fundit, kolektivi propozoi që t’ia lëmë atyre për edukim dhe të ndjekë nga afër përmirësimin e tyre deri në rehabilitimin e plotë. Ne pranuam propozimin e tyre, por megjithatë, mendojmë se puna politike dhe edukative e drejtuesëve të këtyre klubeve, të seksioneve të arsimit, e të tjerëve, muk ka pasur efektivitetin e duhur.

Në dhënien e këtij informacioni u nisëm nga fakti se, sikurse dihet rreth sportistëve të këtyre klubeve grumbullohen mjaft të rinj, gjë që menduam se ka interes për një trajtim më të kujdesëshmë të këtioj sektori. Nga hetimi del, se edhe të tjerë sportistë kur dalin jashtë shtetit, shifen të bredhin nëpër dyqane me valutë në dorë.

Kjo, nga ana e jonë, u është vënë në dukje drejtuesëve kryesorë të këtyre klubeve për të nxjerrë detyra për trainerët dhe përgjegjësit që I shoqërojnë.
Lidhur me kr, imet e mësipërme dhe personat faj, torë, janë vënë në dijeni Komitetet e Partisë nga varen këto klube, Komandat dhe qëndrat e punës.

Tiranë, më 3 IX.1970/Memorie.al