Ne Shkoder çdo aktivitet sportiv kombetar jo vetem ndiqej nga nje rekord spektatoresh, por edhe I behej nje jehone zhvillimit te tyre.
Komiteti I fiskultures ne gjirin e te cilit punonte edhe gazetari veteran,iI ndjeri Rifat Uruçi, qe luante rolin e nje propogandisti sa ne mikrfon dhe sa ne gazeten “Sporti Popullor”, angazhohej edhe ne botimin e mini gazete.
Keshtu flet vete kjo fletushke qe botohej çdo dite, gjate aktiviteve sportive. Ne kendin sportiv SPARTAK, e vetmja arene sportive ne Shkoder gjate viteve 60-70, kampionati kombetar I boksit terhiqte numrin rekord te sportdasheseve, pasi kjo kishte te bente me nje grup boksieresh te talentuar.
Emrat e tyre do t’i gjeni te evidentuar ne kete mini gazete e cila shperndahej çdo mbasdreke ku ne faqen ballore I behej koment ndeshjeve qe ishin zhvilluar nje dite me pare dhe ne faqen nga mbrapa sportedashesit njiheshin me programin e ndeshjeve qe do te zhvilloheshin.
Ja dhe ja nje nga botimet e mini- gazetes “Boksjeri” e Kampionatit kombetar te XV-te qe u zhvillue nga data 20-24 shtator 1961 ne Kendin Spartak.
Namik MEHMETI