Futbolli shkodran gjate ecurise se tij ka kaluar permes peripecive te ndryshme, teksa ka patur shume momente te bukura por edhe te veshtira.
Viet 1997-1998 kane dhuruar Vllaznine kampione, pikerisht ne disa vite te veshtira per te gjithe shqiptaret, e nese ne vend kishte trazira, futbolli vazhdonte te luhej.
Ish- portieri i Vllaznise ne ato vite Armir Grima kujton nje skene qe i ka ndodhur atij dhe ekipit ne vitin 1998, teksa ktheheshin nga Gjirokastra në Shkodër. Ishte kohë bandash dhe vjedhjesh, e megjithatë kuqeblutë shpëtuan paq në Torovicë.
“Kur po ktheheshim nga Gjirokastra në Shkodër dhe në darkë vonë na u prish autobusi në Torovicë. Bëhej fjalë për 1998-ën. Torovica në atë periudhë ishte zonë ku bëheshin grabitjet nga bandat dhe ishte e vështirë të kaloje ditën e jo më natën.
Ne kishim fshehur paratë, orët e gjithçka që kishim të çmuar në vende të ndryshme në autobus dhe ishim gjithë ankth duke pritur kur po na vinin bandat aty.
Prit e s’ka, prit e s’ka. Shoferi vazhdonte të bënte të pamundurën për të rregulluar autobusin dhe në një moment që nuk po fliste asnjëri, Gjergj Shllaku, sulmues i Vllaznisë në atë periudhë, ia pret me qetësinë që e karakterizonte:
“Djema rrini rehat, se na ka taku ndërrimi i turneve”. Aty plasi gazi dhe u kalua ajo situatë me të qeshura, derisa mbërritëm në Shkodër”.