Jane vitet e para te Demokracise ne vendin tone dhe ne Shkoder me shume se ne çdo qytet tjeter te Shqiperise, reabilitimi i figurave sportive qe ishin denigruar nga diktatura komuniste, me ekzekutime dhe denime me burg apo internime, u be me shume angazhim qofte nga strukturat sportive ne Bashki, Shoqata gazetareve sportiv “Anton Mazreku” etj.

Ne kete foto qe po botojme kete here, eshte fiksuar nje moment i prezantimit te ish-futollistit te njohur te Vllaznise, bile dhe kapiten i saj, Nikolin Thana.

Pas vuajtjes se denimit ne qelite e e burgjeve koministe, si orgonizator i kryengritjes se heshtur perballe Turizmit Rozafa ne rrezimin e bustit te Stalinit ne janarin e vitit 1990, Nikolin Thana do te emerohej drejtues i sportit shkodran.

Ne prezantimin e tij ishte nje nga figurat me te respektuara te sportit tone kombetar, komentatori brilant i futbollit shqipar Ismet Bellova.

Profesor Bellova ka patur e ka nje simpati per Shkodren, Vllaznine e sportdashesit e saj dhe nje “avokat” i sinqerte ne mbeshtetjen e perkrahjen e sportisteve shkodrane, ku pavaresisht biografise te etikuar nga diktatura komuniste, Bellova ne rolin e gazetarit dhe radikoronistit sportiv, nuk i mohonte futbolisteve, basketbollisteve, atleteve etj, talentin dhe perspektiven e tyre per t’u radhite ne ekipet kombetare.

Une kam patur fatin e mire qe njohja me profesor Belloven, qe ne fillimet e viteve ’60, ka ndikuar shume qe bashkepunimi yne te beja nje afirmim te shpejte ne gazeten “Sporti Shqiptar” dhe ne radiokronikat sportive te Radio Tiranes, kjo dhe fale shoqerise se paster e te sinqerte me gazetaret e mirenjohur Beznik Dizdari, Ahmet Shqarri etj.

Ne foto eshte fiksuar nje nga emrat e skuadres legjendare te Vllaznise kampione kombetare e pare e pas luftes, aktivizuar edhe ne ekipin kombetar, Zyhdi Barbullushi, maestro fizarmonikes ne rang lokal e kombetar, si dhe shefi i klubit Vlaznia ne vitet e fillimit te Demokracise Rrok Hila.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 02.07.2022