Sporti shkodran padyshim qe ka qene gjithmone ne elite. Qe nga lindja e te gjithe llojeve te sportit dhe deri me sot pas me teper se 100 vitesh.

Sot do ju percjellim dy foto- dokumenta qe kane te bejne me dy shkodrane te cilet kane qene nxenes te shkolles teknike ne Tirane dhe kane spikatur me paraqitjet e tyre si ne garat e atletikes ashtu edhe ato te notit.

Keto dy dokumenta te nxjerre nga shtypi i kohes, jane vene ne dispozicion te gazetes “Shkodra Sport” nga miku dhe lexuesi yne dhe njekohesisht ish- volejbollisti i njohur i Vllaznise Nasho Bakalli.

Keto dokumenta i perkasin gazetes “Shekulli i Ri” te Durresit, e cila shperndahej ne gjithe Shqiperine dhe i perket vitit 1929. Pikerisht ne kolone “Shtylla sportive” ne te shkruhet:

“Pardje, te diel (28 qershuer, ora 4 m.d) nxanesit e shkolles teknike, me rastin e mbylljes se vitit shkolluer bene disa lodra sportive ne sheshin “Shallvare”, para nje shumic populli dhe bandes Presidenciale.

Me pare u luajt turi 100 m qe u fitua nga Zef Qeraxhia prej Shkodre. Turi 500 m fitues Zef Qiraxhi nga Shkodra. Kapercim tri hapesh. Fitues Qazim Dervishi nga Shkodra. Vrap 800 m. Fitues Ligor Kerxhilli nga Pogradeci etj”.
Gjergj KOLA