Vllaznia- Skenderbeu do te jete finalja e ketij sezoni per Kupen e Shqiperise. Do te jene dy ekipet qe do te perballen me njeri- tjetrin ne finalen e 30 majit.
Interesant eshte fakti qe keto dy skuadra jane perballur me njera- tjetren edhe ne finalen e Kupes se para 56 viteve, pra me 11 korrik 1965. Ndeshje qe u fitua nga Vllaznia me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga sulmuesi i njohur Selami Dani ne minuten e 57-te.
“Shkodra Sport” ju sjell shkrimin e botuar ne gazeten “Sporti Popullor” dhe qe flet per suksesin e ekipit shkodran, per te cilin ishte Kupa e pare e fituar prej saj.
Ne formacionin e trajnerit Skender Jareci ne ate ndeshje kane qene keta futbolliste: Ne porte i mirenjohuri Paulin Ndoja, ne mbrojtje Frederik Çapaliku, Sadetin Zmijani e Mehdi Milla. Para tyre kane luajtur Nikoll Gjergji dhe Kol Gjoni, ndersa ne pjesen sulmuese kane qene Esat Rakiqi, Hajrullah Lekaj, Menduh Dedja, Selami Dani dhe 17 vjeçari Sabah Bizi. Ne pjesen e dyte nderkohe eshte aktivizuar edhe Djepaxhia.
Nderkohe formacioni i Skenderbeut ishte i perbere nga keto lojtare: Lara, Bicolli, Topçiu, Leno, Shule, Pilika, Dvorani, M. Tuxhari, Çela, N. Tuxhari (Kotemelo), Koça. Kjo ndeshje u pat drejtuar nga arbitri nderkombetar Ramiz Pregja dhe ndihmesit e tij S. Ohri e E. Beliu.
Çfare do te ndodhe me 30 maj? Kete duhet te presim. Ne pamje te pare Vllaznia eshte favorite ngaqe ka bere nje sezon me te mire, por gjithsesi mbetet nje finale dhe duhet pritur perfundimi i saj per te mesuar nese ajo do te fitoje Kupen e 7-te ne historine e saj apo do te jete Skenderbeu fitues.
Gjergj KOLA