Futbollistët shkodranë që kanë lënë qytetin e tyre dhe i janë drejtuar shteteve fqinjë për një jetë më të mirë dhe një karrierë më të suksesshme, janë disa. Ka nga ata të cilëve fati u ka ecur mbarë dhe njëri prej tyre është Elseid Hysaj. Nga KF Shkodra arriti tek Empoli e tashmë tek Napoli.

Por ka edhe nga ato shkodranë të cilët e kanë nisur mbarë karrierën dhe madhe duke qenë pjesë e ekipeve të tilla si Lazio e Roma në moshat 18-19 vjeç duke patur trajnerë si Fabio Capello por më pas, nuk dihet se pse, por karriera e tyre mori tatëpjetën dhe nuk dihet se ku përfunduan.

Njëri prej tyre është mesfushori shkodran Denis Boshnjaku, historia e të cilit është një mistet më vehte.Pas largimit me familje nga qyteti I tij i lindjes Shkodra, si shume shqiptare vendoset ne kryeqytetin e Italise Rome. Aty ku që në moshën 11 vjeç fillon të luaj fuboll në klubet e të rinjve të “Leonina të Rocca di Papa”.

Sulmuesi, i lindur në Shkodër më 15 shkurt 1984, më pas transferohet në Lazio ku qëndron për 4 vjet, duke kaluar të gjitha etapat në sektorin e të rinjve të Akademisë së këtij klubi.

Kalon më pas në ekipin e parë të Lacios teksa ishte i përfshirë në listën zyrtare të sezonit 2002/03 me caktimin e fanellës numër 35, por nuk u aktivizua në asnjë ndeshje zyrtare të ekipit të parë. Kjo pasi kishte konkurrencë të fortë.

Për t’u kujtuar mbetet vetëm një prezencë në pankinë në ndeshjen miqësore Napoli-Lazio 1-1 të 8 shtatorit 2002. Stërvitej rregullisht me ekipin e parë përkrah Markexhanit, Perucit, Mihajlloviçit, Favalit, Odos, Koutos, Stamit, Dino Baxhos, Stankoviçit, Fiores, Simeones, Lopezit, S. Inzagit e Kiezës por për Boshnjakun nuk ka vend në fushën e lojës.

Një sezon më pas nuk rikonfirmohet tek Lazio dhe transferohet tek ekipi tjetër rival i kryeqytetit “As Roma”, për t’u përfshirë në organikun e ekipit U19. Njëkohësisht u thirr edhe në ekipin e parë të Romës nga trajneri Fabio Capello dhe për disa ndeshje qëndroi në pankinë duke mos gjetur hapësirë pasi në atë kohë kishte konkurrencë të fortë me lojtarë si Totti e De Rossi.

Duke mos patur asnjë mundësi të tregojë aftësitë e veta largohet, flitet se në largimin e tij ndikoj një manaxher shqiptar I cili I premtoi babait të Denisit se do ta bënte “futbollist të madh” por nuk ndodhi asnjëherë.

 

Në 2004-05 ai shkoi në serinë C1 në Teramo ku qëndroi deri në janar dhe më pas u transferua në “Sangiovannese”. Më vonë ai u transferua në Gjermani së pari në Oberneuland dhe më pas në Rot ëeiss. Në vitin 2008 kalon te skuadra malteze e La Valletta.

Gjithashtu Denis Boshnjaku ka luajtur edhe me ekipin kombëtar të Shpresave të Shqipërisë 14 herë, nga këto 7 herë ka qënë kapiten dhe ka shënuar 2 gola, në ndeshjet eliminatore të “Euro 2006”. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 ai luajti në La Valletta, në divizionin e parë maltez dhe pas kësaj përvoje u tërhoq nga futbolli.
Gjon Gjeka