“E morëm këtë vendim edhe pse nuk është periudha e vitit për të lëvizur trajnerë”. Këto janë fjalët e presidenti të Kukësit, Safet Gjici, thënë vetëm një natë më parë për largimin e Shpëtim Duros.

Por në fakt, historia e afërt në kohë në klubin verilindor tregon se ai këtë herë ishte treguar edhe më i paduruar se një vit më parë, kur në të njëjtën periudhë të vitit shkarkoi Armando Cungun.

Shpëtim Duro mbijetoi 24 javë në stolin e Kukësit, gjatë të cilave regjistroi 12 fitore, 7 barazime e 5 humbje me 43 pikë të siguruara. Vendimtare për të rezultuan 3 ndeshjet e fundit ku skuadra rrëshqiti nga vendi i parë, pasi mori vetëm 2 pikë, duke sjellë largimin nga stoli u verilindorëve edhe pse ekipi ishte në vendin e dytë.

Në vendin e dytë ishte Kukësi edhe kur Gjici një vit më parë shkarkoi Armando Cungun, me ndryshimin e vetëm se presidenti asokohe duroi një javë më shumë, deri në të 25-tën. Humbja ndaj Skënderbeut ishte ajo që i kushtoi pankinën trajnerit shkodran, që la ekipin me 44 pikë pas 13 fitoresh, 5 barazimesh e 7 humbjesh.

Fakti se në bilancin direkt, rezultonte se pas 24 javësh Cungu kishte bërë më mirë se Duro, që vlerësohej se kishte një kontingjent shumë më të mirë se ai i vitit të kaluar, shtyu Gjicin të merrte vendimin për shkarkimin e trajnerit dhe për emërimin e një të riu. /vipsport/