Tim Civeja është emri shqiptar i radhës i cili brenda pak vitesh mund të dëgjohet më shpesh në futbollin gjerman. Adoleshenti shqiptar po shkëlqen me të rinjtë e skuadrës së Augsburgut, duke kaluar çdo pritshmëri dhe ka tërhequr mbi vete vëmendjen jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të përfaqësueses gjermane.
Vetë djaloshi me origjinë nga Berati mësohet se pëlqen shumë që të veshë fanellën kuqezi dhe ka diskutuar shpesh me skautët e FSHF rreth kësaj mundësie. Por në këtë mes pengesë bëhet klubi i Augsburg, me të cilin këtë vit mesfushori i qendrës ka luajtur 13 ndeshje me ekipin U19 duke shënuar 3 gola e dhënë 4 asiste.
Klubi përdor ndaj lojtarit që i ka dhënë edhe shiritin e kapitetit “kërcënimin” e vështirësisë së pasaportës së dyfishtë, pasi nuk lejohen në Gjermani përveç rasteve të rralla, duke e shtyrë atë që të luajë për përfaqësuesen vendase.
Si rrjedhojë, për momentin fanella kuqezi mbetet një ëndërr, ndërsa Gjermania ka arritur ta integrojë fillimisht me përfaqësuesen U18, duke e grumbulluar për herë të parë vetëm javën e kaluar. Megttihatë, mësohet se skautët e FSHF janë ende në kontakt me të, për ta bindur që të ndryshojë mendje ai dhe klubi, që në të ardhmen Civeja të veshë fanellën kuqezi. /vipsport/