Sporti I mundjes është I hershëm, mund të thuhet madje që në lashtësi. Por të vërtetë në Shqipëri, organizimi I mundjes si sport ka nisur vetëm pas çlirimit të vendit. Më konkretisht në viti 1947 dhe specialisti I parë që ishte dhe organizatori I përhapjes së tij, ishte shkodrani I njohur Luigj Shala. Ky vit shënon zyrtarisht edhe nisjen e mundjes në Shkodër. Mundësit shkodranë do ta thonin gjithnjë fjalën e tyre në mënyrë dinjitoze në këtë sport burrëror. Qazim Elbasani është kampioni I parë I mundjes në historinë e Vllaznisë. Ka ndodhur në kampionatin e stilit klasik të vitit 1949 kur Elbasani do të konkurronte në peshën 67 kg. Sukseset do vazhdojnë në vitet në vijim me emra të tjerë kampionësh si Dak Vukatana, Ismet Llukaçej që përveçse kampion në mundjes është kampion I padiskutueshëm edhe në boks një vit më vonë. Për të vazhduar me Mark Vatën dhe Njazi Bushatin, kampionë në vitin 1956, madje ky I fundit për dy vjet me rradhë. Të tjerë emra kampionësh janë edhe Fadil Toptani, Gjovalin Çuni. Trajneri Qazim Elbasani në fillimin e viteve ’60 mundohet të sjellë ndryshime të mëdha në mundjen shkodran. Duke punuar me sportistë të tillë si Gjon Gjuraj, Xhevdet Elbasani, Hamza Çela, Fadil Bajrami, Preç Pjetri, Tahir Nasufi, Ymer Gruda dhe Gjovalin Çuni, ai kërkon të lërë gjurmë. Në vitet në vazhdim do vijnë të tjerë kampionë si Jonuuz Bajrami, Xhelil Koçi e Ymer Gruda. Mundës të tjerë si Mirash Vuksani e Eljaz Ahmeti ishin pjesë e Partizanit, skuadrës së pathyeshme e që shpejt do ktheheshin në Shkodër. Aty ku po lindte një brez mundësish të rinj e të talentuar si Bajram Agovi, Dedë Paloka, Ali Murrizi, Musa Jonuzi, Nik Mrina, Murat Zmijani, Muhamet Shkami e Ali Çela. Ka qenë një periudhë që Vllaznia nuk shkëlqente me ekipin e të rriturve por ajo nuk do zgjaste shumë. Trajneri Sulejman Rama punon mjaft mirë me ekipin e të rinjve dhe shumë prej tyre brenda pak vitesh do bëheshin titullarë dhe kampionë me të rriturit. Në tapetin e mundjes së këtyre viteve dhe më saktë në vitin 1965, do hasim edhe emrin e Faruk Kalleshit, këti kampioni të madh të peshëngritjes për vite me rradhë. Madje po atë vit, në historikun e mundjes do hasim edhe emrin e Asim Belinovës, një tjetër kampion e rekordmen I shtangës, përkrah Bajram Hallunit, Fatlum Balerit, Shyqyri Bakut, Hil Pecit e Ndoc Markut. Dalëngadalë duket se ditë të mira po vijnë për Vllazninë dhe mundjen shkodrane. Një kampion I madh si Mirash Vuksani vjen nga Partizani duke qenë një ndihmë e madhe për trajnerin Qazim Elbasani. Tek të rinjtë ndërkohë trajneri Sulejman Rama, nxjerr të tjerë të rinj të talentuar si Naim Pepa, Dushan Vaso, Agustin Kraja, Bashkim Lici e Muhamet Rroshi.

Vllaznia fituese e finaleve të Spartakiadës Kombëtare në vitin 1984

I pari nga e majta lart: Paulin Merla, Edmond Çupi, Paulin Sterkaj, trajneri Bajram Agovi, Ali Amza, Seit Fishta, Eljaz Guri

Poshtë nga e majta: Fatmir Koçia, Besnik Rama, Sander Leka, Dilaver Cufi

 

 

 

Ne foto:

Paulin Sterkaj para finales se Spartakiades se vitit 1984 me trajnerin Bajram Agovi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në foto:

Luigj Mrina para finales se Spartakiades se vitit 1984 me trajnerin Bajram Agovi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vllaznia kampione pë herë të parë me të rinjtë në vitin 1965.

Në foto: Trajneri Sulejman Rama, Fatlum Baleri, Bajram Agovi, Bajram Halluni, Shyqyri Baku, Ndoc Marku, Gegë Gjoni, Hilë Peci dhe Asim Belinova

Vllaznia në garat e Kupës së Republikës në Berat- Viti 1981

Në foto, lart nga e majta: Eljaz Guri, Ali Amza, Bajram Agovi trajner, Nazmi Pepa, Seit Fishta, Edmond Çupi, Bajram Pellumbi

Poshtë nga e majta: Paulin Merla, Dilaver Cufi, Pal Marku

Vllaznia në garat e Kupës së Republikës në Shkodër- Viti 1983

Në foto, lart nga e majta: Ali Amza, Edmond Çupi, Seit Fishta, trajneri Bajram Agovi, Paulin Sterkaj, Eljaz Guri.

Poshtë nga e majta: Sander Leka, Paulin Merla, Besnik Rama, Dilaver Cufi, Luigj Mrina.