50 vjete me pare, Shkodra perjetoi nje event sportiv jo te zakoneshem ne jeten e saj te pasur e te larmishme me episode e njgarje sportive. Klubi Vllaznia, Komitetit iFizkultures, ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Sporteve te Renda (peshngritje, mundje klasike e lire, qitje) pas disa diskutimesh arriten ne realizimin e deshires se Mjeshtrit te Madh, Faruk Kalleshi qe te pergatitej te thyente rekordin boteror ne stlin e forces.
A I shte nje deshire, nje enderr apo nje aventure kjo qe ndermerrte 21 here kampioni I Shqiperise, po aq here fitues I Kupave te Republikes, me 116 rekorde kombetare, fitues i anketes se “10 sportisteve me te mire te Shekullit “(1957- 1997) te Gazetes”Sporti Shqiptar”?
Çdo inisiative qe po ndermerrte ne kete drejtim shkodrani Faruk Kalleshi e kishte mbeshtetur ne vazhden e nje karriere te suksesshme, nje pergatitje te admirueshme fizike e teknike, duke triumfuar me sukses ne çdo aktivitet kombetar e nderkombetar.
25 vjeçari Kalleshi duke qene i rritur me shtangen, ne nje kohe qe endrra e tij ishte futbolli, shfaqi dhe deshiren e trajnerit te tij, Mjeshtrit te Merituar te Sportit, Njazi Bushati, i cili mbahet mend per afrimin ne kete sport te nje grupi te talentuar peshengritesish.
Nxitja per nje aventure te tille ne ato vite te diktatures komuniste, ishte nje hap I guximshem, u bene garat kombetare te ketij sporti ne majin e 1970. Faruku e ka te fiksuar kete date ,pra 18 maj, pasi I kishte sjelle nje permbysje te rekordeve kombetare qe ishin prone e nje emri te madh te peshengritjes Ymer Pampuri, kampion olompik.
Duke konkurruar ne peshen e dyte deri 56 kg, Faruku ne tre stilet permiresoi rekordet kombetare, por ajo qe kishte si me te sukseseshmin ishte ai stilit te forces. Nga 105 kg qe ne proven e pare, 107.5 kg dhe me pas ne 110 kg. dhe pra 7.5 kg mbi rekordin e Pampurit, çka ne tregaresh rekordi kalonte permasa dyshifrore 22.5 kg.
Ky prezantim e afroi Farukun ne aventuren e 8 korrikut 1970, per te sfiduar peshengritjen shqiptare e per t’i dhuruar asaj afirmimin ne rang boteror. Me kete sfide Faruku flinte e zgjohej çdo dite ne stervitje ne ato dite te nxehta te korrikut ku shtanga, podi dhe gjithçka qe kishte ajo salle e pallatit te sportit ishte ne dispozicion te tij dhe trajnerit Bushati.
Pra sipsa informacoineve qe vinin nga Federat e Sporteve te Renda me sekretar Mihail Çipo, rekordi boteror ishte 112.5 kg, shifer kjo qe Faruku ne ☼do gare kontrolli e kishte bere realitet, bile edhe 115 kg. Tashme shkodranet ishin te informuar dhe te interesuar per kete sfide.
Prane klubit Vllaznia ishin ngritur pune me specialist per anen teknike, organizative e propogandes. Nga kryeqyteti pra Komiteti Shteteror I Sporteve me Kryetar Rexhep Doden kishte nje heshtje. Vete fakti qe nuk erdhi ne Shkoder asnje specialist apo punonjes I Federates perkatese prane Farukut, flet per nje mosvleresim te kesaj veprimtarie.
Por Shkodra e kishte marre seriozisht nje gje tille, per vete faktin se ishin perfshire edhe drejtuesit me te larte te institucioneve partiake e pushtetit vendor, ku perfaqesues te tyre ndiqnin nga afer stervitjet e Farukut, plotesonin ndonje kerkese te trajnerit apo vete Farukut.
Doktor Zyhdi Çoba ndiqte nga afer problemet patologjike ne stervitje e jashte saj. Grupi I propagandes me ne krye gazetarin e mirenjohur Rifat Uruçi kishte marre persiper ftesat qe do t’u adresoheshin Kinostudios, ATSH, Televizionit Shqiptar dhe te gjithe shtypit periodik. Takoheshim edhe ne gazetaret shkodrane me Farukun ne oret e pas stervitjes dhe informoheshim per ecurine e saj.
Dhjete dite para gares prane Farukut ishte afruar mesuesi i edukimit fizik, ish gjimnasti I njohur T.Lashova, nje figure sportive e nderuar ne Shkoder, por njohurite e tij per peshengritjen nuk ishin ne nivelin qe kerkonte nje rast I tille. Nata e 8 korrikut elektrizoi si asnjehere tjeter pallatin e sportit ku ngarkesa ishte mbi kapacitetin normal, afro 2500 spektatore.
Nje ore perpara fillimit te gares erdhen edhe te deleguarit e Federates. Nje korigjim I shpejte iu be shifrave elektronike duke e ngritur rekordin me dy kg me shume. Kjo solli reagime tek sportdashesit. Faruku ndjente emocione te medha tek degjonte ne korridoret e pallatit te sportit zerin magjik te komentatorit te mirenjohur Ismet Bellova tek prezantonte programin e nates magjike e “biografine “sportive te Farukut.
Banda e qytetit shoqeronte hyrjen ne salle te grupit te peshngriteseve shkodrane me Marshin e Fiskulturisteve te kompozitorit te madh Prenk Jakova, çka elektrizoi edhe me shume mjedisin sportiv. Pas atyre konkurimeve qe bene nje grup i shtangisteve te rinj, i erdhi rradha Farukut.
Doktor Çoba tek me afrohet dhe shprehet: “U prish koha”, e kishte fjalen se Faruku pa dale ne pod kishte pesuar nje ngarkese te madhe psikologjike, gje qe binte menjehere ne sy, kur projektoret e aparateve filmike dhe te blicave te fotoreportereve pothuajse e zhveshen nga forcat fizike.
Provoi me sukses qe ne proven e pare venien mbi supe te boshtit olimpik me 107.5 kg, por deshtoi tri here radhazi ne tentativen per rekord boteror, me gjithe inkurajimet e sportdasheseve. Ajo qe mbeti e paharruar ishte largimi I Farukut nga salla nepermes duatrokitjeve. Ne nje nga zyrat e pallatit te sportit ish- drejuesi me i larte Partise ne Shkoder, Prokop Murra I pergezoi organizatoret e ketij eventi duke thene se Shkodra doli e fituar me kete gare edhe pse pa rezultat konkrete, por me kete publik aq korrekt.
Mbas kesaj nate, me Farukun kam biseduar shpesh per ate gare qe sigurisht e ka peng, jo si deshtim, por per ate qe Komiteti I Sporteve prane Ministrise se Arsimit nuk afroi asnje ndihme, me speciliste te ketij sporti, me mjeke e psikologe. Ai vazhdoi po me ate intesitet stervitjen, pjesamrrjen ne aktivitete kombetare e permiresim rekordesh kombetare.
Mbas kesaj historie sportive te korrikut 1970, rastisi qe Gazeta “Sporti Popullor” me rastin e 25 vjetorit te daljes se numrit te pare te kesaj gazete, organizoi nje mbremje jubilare, ku une shkruesi I ketyre rradheve, me gazetarin Rifat Uruçi ishim te ftuar nga Shkodra.
Te pranishem ishin perfaqesues te shtypit prane ish Komitetit Qendror te Partise e te Qeverise. Me guximin qe e karakterizonte Rifat Uruçin I beri nje kritike objektive Komitetit Te Sporteve e veçanerisht ish-Kryetarit te saj Rexhep Doda e vartesve te tij, per neglizhencen e mosmbeshtetjen e ketij eventi, kritike kjo qe u miratue pa asnje medyshje.
NAMIK MEHMETI
Firenze, MAJ 2020