Futbolli ka treguar shpesh herë se asgjë nuk është e pamundur dhe sot, një futbollist ka realizuar një ëndërr, të cilën nëse e tregon pas shumë vitesh, vështirë se mund ta besojë kush.

Denis Franki është portieri më i ri i PSG-së i cili ka firmosur ditën e sotme një kontratë 3-vjeçare me parisienët dhe do të jetë pjesë e të rinjve të PSG-së.Deri në këtë pikë, duket se gjithçka është normale por në fakt, jo edhe aq.

Portieri 16-vjeçar ishte sezonin e fundit i huazuar te Primavera Udineze, por kartonin e tij e zotëronte skuadra e Prata Frulit. Ekipi provincial italian që militon në ligat amatore në Itali, ka bërë kështu një transferim historik.

Portieri i Pratës, do të jetë zyrtarisht portieri i PSG-së dhe është shumë interesante historia se si emri i tij përfundoi te PSG-ja. Pak kohë më parë, portieri ishte në një turne në Nantë dhe që nga janari e deri më tani, menaxheri i klubit Paolo Tonus, ka dërguar disa video të portierit në drejtim të klubit parisien. Me anë të videove të dërguara, menaxheri i ka bindur drejtuesit e PSG-së për të firmosur me portierin. /VipSport/