Malësia e Madhe është treva shqiptare, emri i së cilës përputhet plotesisht me atributet dhe vlerat historike që i njihen e vlersohen kombetarisht e nderkombetarisht. Besa ,bujaria ,trimeria e urtia nuk janë nocione abstrakte ,pasi ato kultivohen e demostrohen nga banoret autokton që popullojnë treven tonë.
Njeri nder arkeologet më të njohur të shekullit XX (Luixhi Ugolini) ,para rreth 80 viteve do te shkruante : “ Populli shqiptare i perket njeres nder racat më të vjetra te Europes e ruajtur per mrekulli…Per ketë mjafton të vrojtojmë në Shqiperinë e Veriut ata burra e burrnesha malesore – kryelartë dhe do të vereni se janë elementi etnik ma i kulluet i Europes..”.
Natyrisht per të ruajtur vlerat e medha të trashigimisë sonë , perveç mendjes së kthjellte është dashur edhe një fizik i fortë e i hijeshem ,ku si simbol vazhdimisht janë marre malsoret. Ndaj populli jonë e ka permbledhur ketë me sentencen :” Mendje e shendoshte në trup të shendoshë”.
Malesoret e Malesise së Madhe që në agimin e jetes mbi keto troje e kanë kuptuar se forca dhe hijeshia e tyre fizike , nuk është vetem elemt i trashigise racore ,apo i perfitimit të vlerave të klimes e natyres së mrekullueshme ku ata jetojnë , por edhe i ushtrimit fizik të veprimtarise së tyre ,fillimisht per nevojat jetsore e me vonë të garave argetuese e strevitore , që kanë vijuar nga ato kohe jo shumë të ndergjegjeshme e deri sot të ndergjegjeshme e të organizuara.
Disa nga veprimtarit shumë të hershme që janë njohur në Malesi të Madhe kanë qënë : Garat e helljes së gureve (sot Hellja e gjyleve apo shtizave), gara e ngjitjes në maje të kodrave apo maleve (sot alpinizmi), vrapimet kush shkonte më parë per të marrur një “send” të caktuar ,apo per të prekë një cak (sot atletika), Bejlegu me u rrok (rrezua) trup me trup (mundja e sotme), bejlegu me shpata , gjuajtja e shejnit me pushke (garat e qitjeve sot )..e tjer.
Pak te dhena Gjografike e Historike nga ku është ”marrë” emri “Veleçiku”…
Malesia e Madhe ka nje siperfqe prej rreth 1000 km2 , dhe nje popullsi prej 55000 banoresh . Ndahet ne gjashtë njesi të qeverisjes vendore. Pesë Komuna dhe bashkia e qytetit Koplik ,që është njekohesisht edhe qendra administrative e Nenprefektures . Simboli natyrore me interesant i trojeve të Malesisë është mali i Veleçikut me lartesi 1726 metra mbi nivelin e detit.
Ky mal ka nje pozicion impozat ,që shihet nga e gjithë zona e ultesires që ka dendesine më të madhe të banoreve per km2. Emri i ketij mali (oronimi) rrjedh nga një legjendë interesate ,por Mbi të gjitha besohet se është bashkim i “fjaleve” Veli (veshje e bardhe,si maja e ketij mali që është gjithnjë e bardhë nga bora) dhe Çika ( siç i kanë thenë dikur vajzes në keto anë),pra Veli i Çikes.. Eshte pikrisht ky simbol natyrore i pa kontestuar nga i cili ka marre emrin ( ne vitin 1986) klubi i futbollit “Veleçiku”, per sukseset e të do të “flasim” më poshtë ,dhe ekipi i Shahut…
Trashëgimia historike e sporteve në Malesinë e Madhe…
NGRITJE PESHASH
1.Selaudin Zog Kukaj, Partizani – kampion kombetarë
2.Dedë Nikoll Dekaj, Vllaznia –kapion kombetarë
BASKETBOLL
1.Agostin Miculi, Vllaznia dhe antarë i ekipit kombetarë
2. Life Hasaj, Vllaznia
3.Bukurie Cenaj (Aliaj), Vllaznia
VOLEJBOLL
1.Millojka Vaso, Vllaznia
2.Lumturie Selgjekaj, Vllaznia
3.Dese Jako, Dajti
ATLETIKË
1.Palok Keqaj , Partizani , Vllaznia (kercim së gjati)
2.Bashkim Ramekja ,Vllaznia (vrapime të gjata)
3.Abdyl Balaj , Vllaznia (hellje shtize ,gjyle ,granate-kampion komb.)
4.Tom Delaj , Vllaznia (ecje sportive)
5. Bozho Hajko , Vllaznia dhjetë-garesh ,kampion i republikes.
6.Drane Shelqaj , atlete e Vllaznise dhe kombetares.
7.Ilo Nikolla , atlete e Vllaznise (vrapime te gjata)
8.Fran Nosh Rumia , aylete e Vllaznise (hellje shtize)
MUNDJE
1.Paulin Sterkaj ,Vllaznia , Dinamo ,(Gjermani), kampion kombetar
2.Dushan Vaso , Vllaznia ……. kampion Kombetar
3.Eljaz Çulaj Vllaznia
BOKS
1.Besnik GJETJA, boksier i Vllaznise dhe ekipit kombetare ,kampion dhe i sukseshme edhe në ndeshje nderkombetare .
2.Asim Makaj ,Vllaznia , kapmpion kombetare (pesha te renda )
QITJE
Çel Shabani , Vllaznia (kampion kombetare ne qitje me flamber.
ÇIKLIZEM
Ervin Likaj – Apollonia , kombetare
SHAHU
Malesoret janë shquar jo vetem per forcen fizike ,por edhe per forcen mendjes (mendje e shendoshtë në trup i shendoshtë) , kete e tregojnë edhe disa nga rezultatet e arritura në sportin e Shahut. Ekipi i shahut “Veleçiku”me qender në bashkinë Koplik… Rezultatet më sinjifikative fillojnë të duket në vitin 2000 , kur ky ekip marrte pjesë në kampionatin kombetarë.
Në vitin 2006 shahistet e “Veleçikut” zënë vendin e tretë në shkallë Republike. Rezultate impresionues arriti ky ekip edhe në vitet 2007 ,2008 ,e veçanarsiht në kampionatin kombetarë të vitit 2009 ,kur shahistet e “Veleçikut” u shpallen Nënkampion të Shqiperisë.
Por rezultati më i shkelqyer është arritur në vitin 2010 ,kur Ekipi i shahut “Veleçiku” shpallet Kampione e Shqiperisë Kjo skuader perbehej nga shahistet : Dritan Mehmeti , Alekasander Paci , Çlirim Guxho , Dritan Zeka dhe Ferit Salihaj me trajnier shahistin e njohur Mehdi Duli.
Në zhvillimin e ketij sporti janë dalluar edhe shahistet Shyqyri Çoku , Shyqyri Bajraktari dhe i riu Gëzin Noka , por mbi të gjithë vlen të cilesohet shahisti Ferit Salihaj i cili në vitin 2007 fitoi ndaj shahistit kampion të Shqiperisë që ksihte edhe itullin mjeshter nderkombetarë etjer…
“TRASHEGIMIA” NË FUTBOLL E MALESISË DERI TE EKIPI I “VELEÇIKUT”…
Edhe pse klubi i futbollit “Veleçiku” është krijuar disi vonë (në vitin 1986), Malesia e Madhe ka njerrë vazhdimisht sportistë elitare të niveleve kombetare dhe nderkombetare , të dalluar në klubet e kategorive të para (sot superiore) të dyta ,të treta dhe ato amatore.
Gjithsesi plejada e sportisteve nga Malesia është e madhe ,por ne në ketë historik të shkurter po mundohemi të paraqesim vetem disa nga elita e kesaje plejade që nderoi Malesineë dhe Shqiperinë..
FUTBOLL KLUBI KU KA LUAJTUR
1.Salvador Kaçaj Beslidhja ,Vllaznia ,Greqi e kombetare
2.Hajrulla Lekaj Vllaznia
3.Millan Vaso Vllaznia , Partizani dhe kombetare
4.Besnik Duli Naftetari , Dinamo
5.Rexhep Hebaj Vllaznia
6.Rado Vaso Vllaznia
7.Ritvan Hebaj Vllaznia ,Veleçiku
8.Lazer Linadi Lushnje
9.Selami Pepa Veleçiku
10 Ardian Vukcaj Veleçiku
11.Ramadan Zenelaj Beslidhja
12.Ndoc Prekoçi Vllaznia
13.Kastriot Rrustemaj Vllaznia , Pogradeci ,Skenderbeu , Dinamo, Flamurtarin, Beslidhja , Greqi …
14.Dalip Rrustemaj Veleçiku
15.Petrit Zekaj Veleçiku
16.Çesk Kalaj Veleçiku
17.Gjergj (Bufi) Shemtina Veleçiku
18.Nuri Rexha Veleçiku , Vllaznia
19.Hasan Hasaj Korabi
20.Arben Dashi Dinamo
21.Ilir Kurti Dinamo
22.Lodovik Popaj Minatori , Veleçiku
23. Luan Ujkaj Veleçiku
24.Faik Çokaj Vllania ,Beslidhja
25.Helidon Smajlaj Veleçiku
26.Paulin Keqaj Veleçiku
27.Muç Dashi Vllaznia
28.Tufik Kurti Studenti
29.Ardian Doka Veleçiku
30.Hysen Kurti Veleçiku
31.Ardit Muka Veleçiku
32.Ardit Hysa Veleçiku
33.Besnik Ramekaj Veleçiku
34.Fatmir Demaj Veleçiku
35.Shaban Demiri Partizani
36.Ramadan Mukaj Partizani
37.Jashar Binak Ramçaj Partizani , Vllaznia , Lushnja.
38.Haxhi Ajazi Gramshi
39.Luigj Ograja BeslidhJa ,Durresi
40.Jani Jovani Vllaznia
41.Janko Jaku Vllaznia (te rinjet) ,Dajti
42.Velko Ferezaj Vllaznia (te rinjet), Dajti
43.Stojan Juga Vllaznia ,Terbuni,Veleçiku
44.Vido Malaj Vllaznia …
Perveç ketyre futbollisteve që cilsuam në trojet e Malesise ka pasur mjaft talente që per aresye të ndryshme nuk kishin fatin të aktivizohen me ekipe futbolli ,por kanë luajtur me ekipet e kooperativave ,ndremarrjeve dhe janë dalluar si talente .Numri i ketyre eshte mjaft i madh ,por ne po marrim si shembull vet DY : Gjergj Miculin dhe Ymer Hasen.
Ekipi i futbollit “Veleçiku”, vazhdimisht ka zenë vende nderi në kategorinë e futbollit që ka luajtur. Ne vitin 2000 “Veleciku”me trajnier Z. Sami Selgjekaj ka dal kampion kombetarë i kategorise së tretë ,duke siguruar daljen në kategorin e dytë. Në kampionatin e viteve 2002-2003 ”Veleçiku” ka kaluar në kategorine e parë të Futbollit. President ka qenë Ramadan Lika dhe trajnier Besnik Duli.
Besnik Duli per vite më radhë ka krijuar edhe ekipin me të cilin ka shkelqyer me moshat e femijeve, paratrinjeve dhe te rinjeve të “Veleçikut”.Ky ekip është shpallur disa herë kampion i liges amatore të veriut ,duke mundur edhe ekipe zinxire të Partizanit ,Dinamos , Tiranes ,Elbasanit , Durresit e tjerë. Me keta të rinjë ka konkuruar edhe në Ballkaniadat e organizuara në Pogradec.
Po keshtu ekipe zinxhire që nga femijet e deri tek të rinjet kanë pas krijuar dhe luajtur me sukses (ne kompeticionet e organizuara nga F.SH.F.-ja) trajnieret Ndue Naçi , Ndue Burgaj (Bajze-Kastrat), Mustaf Muka, Shyqyri Zekaj, Rifat Abdyli (Koplik) e tjer..
Ne Malesi te Madhe, në komunen Qender u krijua ekipi i futbollit “STERBEQI” . Ky ekip e ka fillesen ne fundveren e vitit 1995. “Sterbeqi” merr pjese per herë të parë në kampionatin e kategorisë së tretë në plejofin e edicionit të viteve 1995-1996, ku ky ekip shpallet kampion në shkallë Republike , duke kaluar në kampionatin e kategorise dytë. Pas ketij suksesi “Sterbeqi” merr pjese në dy kampionate : në atë të viteve 1996 – 1997 dhe të viteve 1997-1998. Ku edhe ketu ky ekip luan me mjaft dinjitet ,duke u radhitur në vendin e pestë.
Klubi i futbollit “Sterbeqi” , u krijua dhe është mbajtur nga vetë fshati me te njejtin emer ,(i organizuar si një shoqate jo fitimprurese).
Stafi drejtues i ekipit ka qene:
Adem Ujkaj President
Qemal Hasaj Menaxher
Tonin Todi Sekretar
Ymer Hasaj Trajnier
Agustin Todaj Zv/Trajnier (dhe futbollist)
Nder futbollistat që perfaqesuan ekipin e futbollit “Sterbeqi” spikaten:
Agustin Todi , Fadil Ujkaj , Luan Ujkaj , Ardian Dreshaj , Flamur Hasaj , Ndriçim Hasaj , Bashkim Musiqi , Bujar Gjetja , Ilir Hebaj , Ermir Rrukaj , Xheladin Hasaj e tjer.. Ekipi u shperbe per mungese financimi..Por historia e ketije ekipi vazhdon te jetoj…
Sot ne Malesi te Madhe vijon rrugen futbollistike vetem Ekipi i “Velecikut”, me “pronare” klubi Bashkine Koplik , qe megjithe disa veshtirsi financiare vazhdon te luaj me sukses ne kampionatit e kategorise dyte ,(grupi i Veriut),ku ne kete ekip luajne laojtare mjafte cilsore ,emrat e te cileve do të shenohet në vijim të ketij shkrimi… po i shenoj pasi i shohim ,mbeshtesim e duartrokasim vazhdimisht.
Kjo “histori” e sporteve në Malesi të Madhe, perfaqeson fare pak nga ajo ,që treva jonë ka perkundur në djepin e saj historik në keto 100 vite të pavaresisë së Shqiperisë “Londineze” (1913)…
PERGATITEN :
Ndue Bacaj – Publicist
Bashkim Ramekaj – Gazetar sportiv