Shpesh ndodh që të luash për një ekip të madh, bën të mundur që ta sigurosh jetën dhe të kesh suksese shumë të mëdha.alessandro-pistone-inter_lz0t1kfkx65x12620j70madez
Megjithatë nuk ndodhi e njëjta gjë me ish-lojtarin e Interit, Alesandro Pistone. Në vitin 1995 italiane luante për Krevaçlore në Serinë C, dhe falë paraqitjeve të mira që kishte treguar, bëri hapin e madh duke u transferuar te Viçenca në Serinë A në nëntor të 1995.
Edhe te ky ekip tregoi paraqitje shumë të mirë në 6 ndeshje të zhvilluara, duke kaluar më pas te Interi, pasi shihej si një futbollist me potencial për të ardhmen.
Te zikatërit ai qëndroi në sezon e gjysmë, ku zhvilloi 45 ndeshje dhe realizoi 1 gol. Pas aventurës me Interin, vendosi të kalonte në Angli, duke u bashkuar me Njukastëlin, ku dështoi totalisht, dhe më pas në vitin 2000 kaloi te Evertoni. Aty Pistone qëndroi për 7 sezone, duke zhvilluar 103 ndeshje, për të mbyllur karrierën te belgët e Mons.
Tashmë ish-futbollisti italian ka nisur një profesion tjetër, siç është ai i banakierit. Pistone tashmë ka hapur një lokal në Milano, dhe punon vetë si banakier këtu duke përgatitur kafe. Pikërisht gjithsecili tashmë do të kishte mundësinë të takonte një ish-lojtar të Interit, ndonëse sot shumë pak do ta njohin atë.