Historia e Brian (Ani) Ferhatit eshte shume interesante. Futbollisti i Ades ben njekohesisht edhe rolin e fizioterapistit tek Vllaznia.
Kjo e ben 26 vjeçarin shume te Veçante sepse ai nuk ka nder mend te heqe dore per asnje moment nga dy pasionet dhe profesionet e tij te dashura.
Ani Ferhati luan prej disa vitesh futboll dhe aktualisht eshte pjese e Ades, teksa mban edhe shiritin e kapitenit te skuadres velipojake. Eshte nje nga lojtaret me me pervoje i saj dhe nje pike e forte ne repartin e mbrojtjes.
Por nga ana tjeter, ai tashme i ka hyre edhe rruges se fizioterapise dhe prej dy sezonesh eshte pjese e stafit mjekesor te ekipit te pare te Vllaznise.
Kjo do te thote se nje dite e zakonshme per te eshte shume e ngarkuar, fillimisht duke qene ne stervitje me ekipin e Vllaznise dhe pastaj me vrap per t’u stervitur vete me Aden.
Edhe fundjava eshte e tille sepse nga ndeshja e Vllaznise vrap per te luajtur me Aden. Megjithate Ani i ben me shume deshire te dy keto gjera dhe si rrjedhoje do te vazhdoje t’i beje me shume pasion edhe ne te ardhmen. Prandaj jo me kot thame qe historia e Ani Ferhatit eshte e veçante./SHKODRA-SPORT.COM/