Kjo lojë mendohet ntë ketë ardhur në Shkodër në vitet 1924-25. Nuk ka patur kampionate kombëtare por çdo gjë është përfshirë në gara shkollash. Luhej në të gjitha shkollat e qytetit.
Kampionatet e rregullta do të nisnin pas çlirimit të vendit. Dhe suksesin më të madh Vllaznia do ta kishte ne ekipin e femrave. Ato do të shpalleshin kampione, në kampionatin e dytë kombëtar në vitin 1947.
Ky sukses do të përsëritej edhe 10 vjet më vonë, në vitin 1957 apo dhe më 1960. Për të vazhduar me tre Kupat e Republikës të fituara po në ato vite, më saktë më 1962, 1963 dhe më 1964.
Volejbollistet më të njohura janë Marije Rranxi, Lumnije Pelingu, Lina Sokoli, Hyrije Shkëmbi, Bukurije Alibali, Millojkja Vaso, Flutura Bajrami etj. Në skenë do nxirreshin edhe emra si Nora Deda, Çiljeta Toska, Alda Kaçurri, Fausta Toska, Mirela Deda, Valbona Quku, Kristina Nikolli etj, me tranjer Mark Grimcin.
Nderkohe ne vitet e fundit, skuadra nen drejtimin e Sadije Goges prej shume vitesh u mundua te ringrihej dhe ka bere perpjekjet e saj per te qene ne mes ekipeve me te mira te vendit teksa spikasin ne rradhet e ketij ekipi volejbolliste si Ana Gjelaj, Klavia Peteza, Shqipe Molla, Klodeta Zhivani etj.
Tek meshkujt ndërkohë emrat më të spikatur janë ato të Ali Bushatit, Tonin Fistanit, Mark Grimcit, Zef Toskës, Sandër Palokës, Viktor Jubanit, Agustin Gjonit etj, me pas edhe me Irfan Boriçin etj. Ky është brezi më i suksesshëm i volejbollit të meshkujve I cili arriti t’I japë Vllaznisë tre kupat e vetme të Republikës në vitet 1969, 1970, 1973.
Për të vazhduar me një brez tjetër të shkëlqyer volejbollistësh me në krye Xhino Mjedën, Mark Krroqin, Gjon Çobën, Ardian Mikoplin, Irfan Damnorin, Besnik Lishin, Aleksandër Leqejzën etj.
Përpjekjet shumëvjeçare për një titull kampion më në fund janë konkretizuar në sezonin 2016-17 kur nën drejtimin e trajnerit Mark Kroqi, Vllaznia do të shpallej kampione e Shqipërisë.
Një meritë kjo e padiskutueshme edhe e sportistëve Ditmir Rrashketa, Nikolin Qafarena, Vladan Xhorxheviç, Anton Qafarena, Renato Kola, Mario Gjoklaj, Gledis Dibra (Lloshi), Fatjon Çekini, Ardit Taflaj, Atrid Miloti etj.
Gjergj KOLA