I larguar nga fshati slloven për t’u provuar te Juve që 16-vjeç. U bë lojtar dhe trajner ndër më të spikaturit në Itali. Mik i Fabio Capello dhe Ayrton Senna, gjatë karrierës ai stërviti emra të famshëm si Andea Pirlo dhe Luka Toni, por veçon gjermanin Miroslav Klose
Familja Reja mbërriti në fshatin Lucinico të Gorica, në Slloveni në vitet 1600 nga Spanja. Më 10 tetor 1945, aty lindi Eduardo Reja, një nga trajnerët më jetëgjatë të Italisë (i dyti në Evropë pas Mircea Lucescu, korrik 1945).
“U largova nga shtëpia në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk jam kthyer ende”… Në fëmijëri prej nënës Reja mësoi edukimin katolik dhe respektin e thellë për të tjerët. Babai Antonio ishte një vreshtar: nga mëngjesi deri në mbrëmje gjendej në fusha, i punonte me mushkë, sepse në ato vite nuk kishte traktor. Dhe e ndihmonte Edy, para se të shkonte në shkollë. Edhe pse një fëmijë i destinuar për bujqësi, në vend të kësaj, ai u bë futbollist dhe më tej një nga trajnerët më të shquar në Itali.
“Ëndrra u realizua. Një dëshirë fëmijërie. Fillimisht shkova të provohem me Juventus dhe më pas te Spal nënshkrova kontratën në fshehtësi. Nuk isha në moshë dhe na duhej pëlqimi i prindërve. Babai im, kur e dëgjoi, gati sa nuk u tërbua. Unë i thashë: Baba mos u shqetëso, do ta provoj një vit dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë, menjëherë do të kthehem në shtëpi për të punuar me ju.”
Gjërat shkuan mirë dhe pas 70-ve kur u mendua se karriera e tij me Atalantën ishte mbyllur, 73-vjeçarin e prej një eksperiencë e re me Shqipërinë. Për këtë Reja falënderon babain e tij, që përveç shpirtit të sakrificës, ndoshta e mësoi të njohë lojtarët e duhur, siç edhe italianët njohin një shishe verë të mirë në bodrum.
“Duhet durim, të presim që talenti të piqet”.
Trajneri Reja kulmin e karrierës e arriti me Napolin. Fabio Capello-n, e njeh mirë.
“Për mua ai është si një vëlla dhe mbetet një nga trajnerët më të mirë në botë. Ne e filluam së bashku karrierën dhe debutuam në të njëjtën ditë me Spal. Në Ferrara kemi jetuar në një shtëpi.”
Si trajner ai kujton momentin kur te Brescia aktivizoi një djalë 17-vjeçar, i quajtur Pirlo. Por thotë se ka zbuluar edhe një emër tjetër të madh te Torino: Luca Toni.
Kur thashë se Toni ishte sulmuesi më i mirë italian, shumë qeshën. Ai u ngjit në majat e botës dhe shënoi gola kudo ku luajti”.
A është Toni më e miri lojtar që ka trajnuar?
“Jo, më i miri që kisha te Lazio, Miro Klose. Një kampion, përtej rekordit të golave të shënuar në Kupën e Botës me Gjermaninë. Një atlet që duhet të studiohet në shkollat e futbollit për sjelljen, edukimin dhe lehtësinë sesi i kuptonte taktikat.”
Ai kujton se Klose 20 sekonda nga fundi i një ndeshje shënoi golin e fitores ndaj Romës.
“Ne nuk kishim fituar një derbi për dy vjet”.
Jeta i ka rezervuar Reja të njihet edhe me kampionë të tjerë, jashtë futbollit.
“Më i rëndësishmi është ai me Ayrton Senna (ish-kampion i ndjeri i Formula 1). “Ai ishte një mik, erdhi për të stërvitur me mua kur isha në Pescara. Ditën para aksidentit ne drekuam së bashku në Imola dhe u ankua për Williamsin që kishte defekt. Kam dëgjuar për vdekjen e tij nga radioja gjatë udhëtimit, ndala makinën”… Tani ai do të dijë nga Papa Françesku, për arsyen e mungesës së një kampioni të përmasave të tilla.
Njohja me bashkëshorten, kur Reja ishte shok dhome me Capello
Edy Reja lindi në një fshat slloven, për t’u kthyer në një nga trajnerët më të njohur dhe më të suksesshëm të Seria A.
Reja është martuar me Livia që prej vitit 1969; ai e takoi bashkëshorten aktuale kur luante me ekipin e SPAL dhe ndante dhomën me Kapellon në Ferrara. Prej asaj periudhe, trajneri i ri i Kombëtares kuqezi, është mik i ngushtë i Fabio Capello, një ndër trajnerët më të njohur dhe më me influencë në botë./afp/