Ditën e sotme, në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në orën 17:00, Shqipëria U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zbresë në fushë për t’u përballur në një ndeshje miqësore me moshatarët e Uellsit. Në fakt, ky nuk do të jetë takimi i vetëm mes dy Kombëtareve, pasi të martën do të luajnë një tjetër ndeshje, po miqësore në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit.

Ndërkohë, një ngjarje e veçantë në këto dy miqësore është historia e lojtarit uellsian, Xhek Evans. Evans, i cili është një lojtar i Suonsit, ka rreth 14 muaj që nuk zbret në fushën e lojës.

Evans ishte diagnostikuar me kancer dhe për këtë arsye kishte ndërprerë çdo aktivitet fizik, ndërsa ishte shtruar në spital për t’u kuruar dhe për të vazhduar kimioterapinë.

Evans shprehet se gjatë terapisë, e vetmja gjë e cila i jepte kuroja ishte dëshira për t’u rikthyer në fushë dhe për t’iu përkushtuar pasionit të tij. Ndërkohë, shprehet gjithashtu se fanella e tij ishte gjithnjë e varur në dhomat e zhveshjes sa herë që klubi kishte ndeshje. Diçka që i jepte forcë për të vazhduar përpara.

Tashmë, që Evans ia ka dalë të lejë pas periudhën negative, është stërvitur me Kombëtaren e Trinidad dhe Tobago për të rigjetur formën, kjo pasi klubi i tij ishte në fundin e sezonit.

Në këtë formë, përballja ndaj Shqipërisë do të jetë e speciale për Evans, i cili do të rikthehet të ushtrojë profesionin e tij, duke mos u dorëzuar asnjëherë para sëmundjes./VipSport/