Një rastësi ndoshta ishte takimi me të në Itali, vend ku jeton prej vitesh, por në fakt kishim shumë gjëra për të biseduar dhe diskutuar. E kam fjalën për ish- sportistin dhe ish- drejtuesin e sportit në Lezhë, Nikë Luli. Historia e tij në fakt është shumë interesante. Një futbollist të cilit iu dogj karriera nga njerëzit e regjimit komunist, por pa e ditur taman arsyen e këtij veprimi.

Ai ka lindur më 23 shkurt 1959 në Tale të Bregut të Matës në Lezhë dhe gjatë jetës së tij ka provuar të bëjë disa detyra e funksione të cilat është munduar t’i kryejë me ndershmëri. Nikë Luli ka dhënë një intervistë për gazetën “Shkodra Sport” të cilën mund ta ndiqni më poshtë:


– Si e filluat sportin?

E kam filluar me 1o-garëshin në atletikë, pikërisht në shkollën e fiskulturës në Durrës me trajnerin e shquar Eqerem Bylykbashi. Kam zënë vendin e dytë në shkallë Republike në hedhjen e shtizës, kur isha në moshën 17 vjeçare, pikërisht në sezonin sportiv 1976-77. Por pas një dëmtimi, u detyrova ta ndërpres këtë sport dhe më pas vazhdova Insitutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në vitin 1979-82.


– Pas largimit nga atletika, ndërkohë ju vazhduat futbollin, pse?

Une qe ne moshe te vogel e kam patur pasion futbollin dhe fale talentit tim arrita te kem edhe perkrahjen e profesorit tim Shyqyri Rreli.

– A kishit perkrahjen e shokeve te ekipit ne kete periudhe?

Po, padyshim kanë qene Agustn Kola, Shpetim Duro, Hasan Lika, i ndjeri Ardian Arra, ata që më kanë përkrahur më shumë.


– Por, ju nuk keni luajtur me skuadren e ketyre emrave te njohur te Mjeshtrise Sportive, me Shkëndinë. Përse?

Ndoshta ndikoi hyrja me vonesë në këtë sport.

– Pas mbarimit te shkolles, cila ishte rruga juaj sportive?

Ne sezonin 1982-1983 jam thirrur ne stervitje me ekipin e pare te Beselidhjes nga i ndjeri Nikolin Lorenci. Me 9.02.1983 dhame normat per federim siç ishte rregulli per te luajtur me ekipin e te rriturve. Ishim 4 veta qe fituam normat: Berhan Osmani, Haziz Gruda, Shkelzen Berisha dhe
une Nikë Luli

– Çfare ndodhi pastaj me ju qe nuk luajtet meBeselidhjen?

Mbas dy diteve qe do te merrnim uniformat per te luajur me ekipin e pare, me erdhi me koken ulur profesor Nikolin Lorenci dhe me komunikoi para ekipit: Nikë, kam urdher nga komiteti i partise dhe nga komiteti i fizkultures. Ju do te largoheni nga ekipi! Ndodhi keshtu per nje arsye qe edhe sot nuk e kam mesuar kurre!

Dua t’u kujtoj lexuesve se kjo e mire me erdhi nga ish-sekretari i komitetit te Rinise per sportin z.Marash Noka. Ne kete kohe punoja mesues i edukimit fizik ne gjimnazin “Hydajet Lezha”. Direkt me larguan edhe nga gjimnazi e me çuan ne Blinisht. Kam punuar per 8 vite atje duke krijuar ekipet e futbollit duke zene vendet e para ne spartakiada.

– Çfare ndodhi me ju ne vitet e demokracise?

Ne vitet e demokracise ndryshoi situata ne Lezhe. Une u zgjodha shefi i fiskultures se rrethit dhe kjo ishte nje pergjesi e madhe per mua.

– Si e priten ardhjen tuaj ne kete detyre kundershtaret siç i quanit ju?

Te them te drejten, ardhja ime ne kete detyre krijoi njefare frike tek kundershtaret e mi, por une nuk kam bere asnje hakmarrje ndaj tyre. I kam respektuar sikur s’ka ndodhur asgje. Ne kete moment arrita nje respekt te veçante edhe si familje duke treguar virtytet e prinderve te mi.Ne vitin 1992 jam zgjedhur kandidat per kryetar komune ne Shenkoll, por une zgjodha nje tjeter rruge duke dhene doreheqje gje te cilen nuk e bente anje njeri ne ate kohe.

– Perse ju dhate dorehqejen, cili ishte motivi?

Sepse preferoja fushen e sportit.


– Ju punuat per pak kohe edhe si shef i klubit te Beselidhjes. Edhe aty dhate doreheqjen. Arsyeja?

Edhe ne kete fushe une prape dhashe doreheqje sepse pashe situata jo te mira dhe une me karakterin tim te paster nuk mund te vazhdoja. Ne vitin 1996 jam zgjedhur kryetar komune ne Shenkoll ku kam punuar deri ne vitin 2000.


– Duke qene se jeni njeri i sportit, sot jetoni ne Itali, si e gjykoni sot Beselidhjen?

Beselidhja eshte ne nivele te dobeta gje te cilen nuk e meriton. Mundesite sot jane me te madha per te qene ne nivelet e skudrave te superiores, me vjen keq per kete gjendje. E vetmja menyre eshte afrimi i sponsoreve dhe i bizneseve, pastaj vijne edhe kushtet e tjera qe tashme i dine te gjithe e nuk dua t’i perseris.

– Cilet kane qene futbollistet me cilesor sipas jush tek Beselidhja?

Nikolin Lorenci, Vasil Bici, Paulin Deda, Fehmi Rama dhe Nefail Zhejani.

– Me cilin ekip boteror ben tifo?

Me ekipin e Gjermanise.

– Po ne Itali?

Me Interin.


– Cili eshte futbollisti me i dashur ne futbollin boteror?

Rumenige.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ