Historia e Vllaznisë në Kupat e Europës nuk ka qenë aq e pasur para viteve ’90 për shumë arsye, mbi të gjitha edhe për shkak të dënimeve që jepte shteti shqiptar për ekipet shkodran për të mos marrë pejsë në to për vite me rradhë. Megjithatë, ka patur edhe ndeshje që ka luajtur dhe të gjithë mbajnë mend Vllaznia- Austria e Vjenës në vitin 1978.
Por jo vetëm kaq. Ekipi i viteve ’80 ka qenë një ndër më të mirët në historinë e këtij klubi dhe nëse nuk do prishej, me siguri që kishte për të patur të tjera arritje. Fotot që po botojmë sot i përkasin ndeshjes Vllaznia- Sliema Uonders (Maltë) e luajtur në stadiumin “Vojo Kushi” më 13 shtator 1987 dhe ka qenë e vlefshme për Kupën UEFA.
Shkodranët e fituan këtë takim me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Ardian Bushati në minutën e 53-të dhe Fatbardh Jera në minutën e 66-të.
Shkodranët do të fitonin 4-0 edhe në ndeshjen e kthimit në Maltë duke siguruar kualifikimin për në turin e dytë, aty ku u ndeshën me finlandezët e Rovaniemit ku nisi shpërbërja e këtij ekipi legjendar pas atyre çfarë ndodhën gjatë kthimit nga Finlanda.
Megjithatë këto dy foto ilustruese të këtij shkrimi tregojnë më së miri për atmosferën me të cilën rrethohej Vllaznia në ato vite. Siç shikohet, në shkallët e stadiumit nuk ka asnjë vend bosh sepse tifozëria shkodrane ishte gjithnjë në mbështetje të skuadrës së saj të zemrës
© shkodrasport.com
Në foto, Hysen Zmijani gjatë një aksioni