Një tifoz special “i pranishëm” në sfidën Valencia-Atalanta, që përfundoi me rezultatin 3-4 është duke bërë xhiron e internetit.
Bëhet fjalë për statujën e një nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës spanjolle, Visente Navarro, i cili e ndiqte skuadrën rregullisht prej 30 vitesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2019.
I ulur si zakonisht në karrigen e tij 162 në rreshtin 15, ai mungonte rrallëherë në ndeshjet në shtëpi, edhe pasi humbi shikimin, pasi ndihmohej nga tifozët e tjerë që i tregonin ndeshjen.
Kësisoj klubi i Valencias vendosi që ajo karrige t’i përkiste përjetësisht atij, duke i ngritur një statujë.