Në Giro d’Italia, një nga eventet më prestigjioze dhe më të lakmuara për një çiklist profesionist, do të marrë pjesë edhe një shqiptar.
Ai është 28 vjeçari Eugert Zhupa, pjesë e skuadrës italiane të “Wilier Triestina”. I lindur në Rrogozhinë dhe i rritur në Itali, ai merr pjesë në këtë tur për herë të katërt.
Zhupa dallohet për rezistencën e tij dhe pika e fortë janë garat e gjata. Shpesh ai shpërthen edhe për shkëputjet gjatë etapave.
Familja e çiklistit erdhi në Itali në 1995, kur ai ishte ende fëmijë, në kërkim të një jete më të mirë. U rrit në provincën e Reggio Emilia-s dhe Scandiano u bë qyteti i tij.
Tani tani shumë banorë janë fansat specialë të tij. Por edhe shumë shqiptarë të Italisë. Duhet thënë se 28 vjeçari është shqiptari i parë që u bë çiklist profesionist.
Forma e tij shumë e mirë ka bërë që të përzgjidhet sërish që të jetë pjesë e skuadrës italiane të “Wilier Triestina”, e përbërë nga tetë persona.
“Ne në ditët e para të këtij turi jemi të gjithë në dispozicion të çiklistit lider të skuadrës, ndërsa më pas unë shpresoj që të tregoj veten time nga Sicilia e më sipër.
Çdo etapë mund të jetë e mirë. Për mua kjo është hera e katërt që marr pjesë në Giro d’Italia dhe ndiej gjithnjë një emocion i madh që garoj aty.
Dhe kjo sepse pedaloj në rrugët e këtij vendi. Unë e ndiej veten 90% italian dhe për mua kjo ka domethënie.“, tha Zhupa i ftuar në emisionin Buongiorno Reggio. Çiklisti e bëri të qartë: “Objektivi dhe dëshira është që ta fitoj një etapë”.
Drejtuesit e ekipit të Wilier Triestina i kanë besuar sërish 28 vjeçarit, që ka fituar përvojën e duhur.
Gjithnjë ai ka arritur që në këtë tur t’i mbyllë të 21-etapat. Rezultatet e tij kanë qenë: edicioni i 2015 vendin e 157, një vit më vonë i 130-i dhe vjet përfundoi i 140-i.
Giro d’Italia (Turi i Italisë), një nga tri eventet më të mëdha çiklistike të botës, do të nisë më 4 maj.
Bashkë me Tour de France dhe Vuelta a España (Grand Tour-e), këto gara çiklistike konsiderohen si më prestigjiozet dhe një arritje e madhe për një çiklist nëse i fiton.
Ekipet kanë udhëtuar ditën e djeshme në Izrael, ndërsa sot i janë nënshtruar vizitave mjekësore./EDS/
Skuadrat pjesëmarrëse
Wilier Triestina – Selle Italia
211 MARECZKO Jakub
212 BERTAZZO Liam
213 COLEDAN Marco
214 FONZI Giuseppe
215 MOSCA Jacopo
216 POZZATO Filippo
217 ZARDINI Edoardo
218 ZHUPA Eugert
Team Sunweb
1 DUMOULIN Tom
2 CURVERS Roy
3 HAGA Chad
4 HAMILTON Chris
5 HOFSTEDE Lennard
6 OOMEN Sam
7 TEN DAM Laurens
8 VERVAEKE Louis
AG2R La Mondiale
11 GENIEZ Alexandre
12 BIDARD François
13 CHÉREL Mickaël
14 DENZ Nico
15 DUPONT Hubert
16 JAUREGUI Quentin
17 MONTAGUTI Matteo
18 VENTURINI Clément
Androni Sidermec – Bottecchia
21 GAVAZZI Francesco
22 BALLERINI Davide
23 BELLETTI Manuel
24 CATTANEO Mattia
25 FRAPPORTI Marco
26 MASNADA Fausto
27 TORRES Rodolfo Andres
28 VENDRAME Andrea
Astana Pro Team
31 LOPEZ Miguel Angel
32 BILBAO Pello
33 HIRT Jan
34 KANGERT Tanel
35 LUTSENKO Alexey
36 SANCHEZ Luis Leon
37 VILLELLA Davide
38 ZEITS Andrey
Bahrain Merida Pro Cycling Team
41 POZZOVIVO Domenico
42 BOARO Manuele
43 BONIFAZIO Niccolo
44 MOHORIC Matej
45 NIBALI Antonio
46 NOVAK Domen
47 SIUTSOU Kanstantsin
48 VISCONTI Giovanni
Bardiani CSF
51 CICCONE Giulio
52 ANDREETTA Simone
53 BARBIN Enrico
54 GUARDINI Andrea
55 MAESTRI Mirco
56 SENNI Manuel
57 SIMION Paolo
58 TONELLI Alessandro
BMC Racing Team
61 DENNIS Rohan
62 DE MARCHI Alessandro
63 DRUCKER Jean-Pierre
64 FRANKINY Kilian
65 ROCHE Nicolas
66 ROELANDTS Jurgen
67 VENTOSO Francisco
68 VLIEGEN Loïc
Bora Hansgrohe
71 FORMOLO Davide
72 BENEDETTI Cesare
73 BENNETT Sam
74 GROSSSCHARTNER Felix
75 KONRAD Patrick
76 PFINGSTEN Christoph
77 SELIG Rüdiger
78 SCHILLINGER Andreas
Groupama FDJ
81 PINOT Thibaut
82 BONNET William
83 LADAGNOUS Matthieu
84 MORABITO Steve
85 PREIDLER Georg
86 REICHENBACH Sebastien
87 ROUX Anthony
88 ROY Jérémy
Israel Cycling Academy
91 HERMANS Ben
92 BOIVIN Guillaume
93 DEMPSTER Zakkari
94 NEILANDS Krists
95 NIV Guy
96 PLAZA Rubén
97 SBARAGLI Kristian
98 SAGIV Guy
Lotto Fix All
101 WELLENS Tim
102 ARMÉE Sander
103 BAK Lars Ytting
104 CAMPENAERTS Victor
105 DEBUSSCHERE Jens
106 FRISON Frederik
107 HANSEN Adam
109 VAN DER SANDE Tosh
Mitchelton Scott
111 CHAVES Johan Esteban
112 BEWLEY Sam
113 HAIG Jack
114 JUUL-JENSEN Christopher
115 KREUZIGER Roman
116 NIEVE Mikel
117 TUFT Svein
118 YATES Simon
Movistar Team
121 BETANCUR Carlos
122 CARAPAZ Richard
123 DE LA PARTE Víctor
124 FERNÁNDEZ Rubén
125 PEDRERO Antonio
126 QUINTANA Dayer
127 SEPÚLVEDA Eduardo
128 VALLS Rafael
Quick Step Floors
131 VIVIANI Elia
132 CAPECCHI Eros
133 CAVAGNA Rémi
134 MØRKØV Michael
135 SABATINI Fabio
136 SCHACHMANN Maximilian
137 SÉNÉCHAL Florian
138 STYBAR Zdenek
Dimension Data
141 MEINTJES Louis
142 ANTON Igor
143 BERHANE Natnael
144 GIBBONS Ryan
145 KING Benjamin
146 O’CONNOR Ben
147 JANSE VAN RENSBURG Jacques
148 VENTER Jaco
Team EF Education First-Drapac p/b Cannondale
151 BROWN Nathan
152 CARTHY Hugh
153 DOCKER Mitchell
154 DOMBROWSKI Joe
155 MODOLO Sacha
156 SCULLY Thomas
157 VAN ASBROECK Tom
158 WOODS Michael
Team Katusha Alpecin
161 BELKOV Maxim
162 DOWSETT Alex
163 GONÇALVES José
164 KUZNETSOV Viacheslav
165 LAMMERTINK Maurits
166 MARTIN Tony
167 PLANCKAERT Baptiste
168 WÜRTZ SCHMIDT Mads
Team LottoNL Jumbo
171 BATTAGLIN Enrico
172 BENNETT George
173 BOUWMAN Koen
174 VAN EMDEN Jos
175 GESINK Robert
176 VAN HOECKE Gijs
177 LINDEMAN Bert-Jan
178 VAN POPPEL Danny
Team Sky
181 FROOME Christopher
182 DE LA CRUZ David
183 ELISSONDE Kenny
184 HENAO Sergio Luis
185 KIRYIENKA Vasil
186 KNEES Christian
187 POELS Wout
188 PUCCIO Salvatore
Trek Segafredo
191 BRAMBILLA Gianluca
192 DIDIER Laurent
193 EG Niklas
194 IRIZAR Markel
195 MULLEN Ryan
196 PANTANO Jarlinson
197 PEDERSEN Mads
198 VAN POPPEL Boy
UAE Team Emirates
201 ARU Fabio
202 ATAPUMA John Darwin
203 CONTI Valerio
204 LAENGEN Vegard Stake
205 MARCATO Marco
206 MORI Manuele
207 POLANC Jan
208 ULISSI Diego