Tjeter sukses per boksierin e kombetares shqiptare Adem Maca. Pasditen e sotme ka arritur te marre edhe fitoren e trete rradhazi dhe si rrjedhoje ka dale ne finalen e Kampionatit Boteror te 16 vjeçareve qe po zhvillohet ne Armeni.
Per te arritur deri ketu ne turin e pare, Maca ka qene me fat sepse sipas shortit eshte kualifikuar direkt per ne turin e dyte. Ne kete te fundit eshte ndeshur me uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon ndaj te cilit ka triumfuar duke shkuar ne turin e trete, aty ku sot fitoi edhe ndaj Tsimur Siankevich.
Ndersa sot ne gjysmefinale eshte ndeshur me afganistanasin Amanollah Sahak ndaj te cilit ka triumfuar me rezultatin e paster 5-0 dhe ne kete menyre ka siguruar kualifikimin per ne finalen e peshes 57 kg.
Kjo finale do te zhvillohet diten e diele dhe perballe tij do te jete rusi Koszlov Platon. Sigurisht qe edhe perballe ketij kundershtari boksieri yne do te kerkoje fitoren dhe medaljen e arte te ketij Boterori. Megjithate edhe sigurimi i medaljes se argjendte eshte nje sukses i jashtezakonshem per boksin shqiptar.
Kjo sepse askush deri me sot (Alban Beqiri ka marre medalje bronzi ne Boteror) nuk kishte arritur deri tek medalja e argjendte dhe per kete arsye ecuria e Adam Maces e ben historike kete arritje te tij. Kujtojme qe boksieri me origjine nga Mirdita, i lindur dhe i rritur ne Angli, shoqerohet ne kete Kampionat Boteror nga trajneri i tij, shkodrani Klaudio Çekini, i cili po ashtu ka edhe ai meriten e tij ne kete sukses.
Gjergj KOLA