Ka qene nje ndeshje shume e luftuar, por ne fund lezhjanet e Beselidhjes kane dale te fituar ne ndeshjen e pare te play out ndaj kryeqytetasve te Partizanit. Pavarsisht se takimi nuk kishte shume spektakel pasi te dyja ekipet po luanin me kujdes, diferenca me 7 pike u ka dhene fitoren djemve te Beselidhjes qe duket sikur kane nje revansh ndaj kundershtareve te tyre.
Ne perfundim te takimit qe u mbyll 58-65 per lezhjanet, ndeshja e radhes do te jete me e qete per dragonjte e veriut qe synojne ta mbyllin kete histori pa arritur ne ndeshjen e trete.
Megjithese kane fituar takimin e pare, drejtuesit e Beselidhjes do te analizojne sfiden e pare ne detaje per te korigjuar edhe problemet e konstatuara ne ndeshjen e pare dhe te thellojne rezultatin.
Me kete fitore, Beselidhja Basket, ecen e sigurte drejt kalimit ne superiore, nje hap i rendesishem per sportin ne Lezhe. Ketij qyteti i mungonte prej kohesh prezantimi ne eliten e basketbollit per meshkuj, dhe kjo do te thote se pas shume vitesh ky sport do te kthehet ne madheshtine e tij.