Ka bere maksimumin edhe ne ndeshjen finale te luajtur pasditen e sotme ndaj rusit Platon Kozlov, nuk ia ka dale te fitoje. Ndoshta edhe per disa vendime jo shume te drejta te arbitrave, por ky eshte realiteti. Si rrjedhoje boksieri Adam Maca i kombetares shqiptare eshte mjaftuar me vendin e dyte.

Njekohesisht edhe per titullin e larte nenkampion Bote per 16 vjeçaret. Ky eshte verdikti i kampionatit qe po zhvillohet ne Yerevan te Armenise dhe qe ka kurorezuar sot edhe fituesit e medaljeve teksa per shqiptarin e lindur ne Angli, por me origjine nga Mirdita, ka ardhur medalja e argjendte.

Nje sukses ky i jashtezakonshem qe perben edhe rezultat me te larte te arritur ndonjehere nga boksieret shqiptare, çka e ben edhe me te veçante arritjen e Adamit. Kuptohet qe nje kontribut ne kete sukses ka edhe trajneri i tij, shkodrani Klaudio Çekini.

Adam Maca ka qene me fat ne turin e pare kur me short ka kaluar ne te dytin. Ne kete te fundit eshte ndeshur me uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon ndaj te cilit ka triumfuar duke shkuar ne turin e trete, aty ku fitoi edhe ndaj Tsimur Siankevich.

Ndersa ne gjysmefinale eshte ndeshur me afganistanasin Amanollah Sahak ndaj te cilit ka triumfuar me rezultatin e paster 5-0 dhe ne kete menyre ka siguruar kualifikimin per ne finalen e peshes 57 kg. Aty ku humbi sot me rusin Platon Kozlov.
Gjergj KOLA