Stadiumi i parë në botë i futbollit i bërë pothuajse tërësisht nga druri, do të jetë shtëpia e Forest Green Rovers, pasi është dhënë leja e ndërtimit.

Projektuar nga “Zaha Hadid Architects”, ky stadium do të ketë kapacitet prej 5 mije vendesh dhe do të jetë stadiumi më i gjelbër i futbollit në botë. Kështu raporton faqja zyrtare e klubit anglez.

Një propozim origjinal u refuzua nga Këshilli i Qarkut në qershor të këtij viti, përpara se planet e rishikuara të aprovoheshin dhe të jepej leja e ndërtimit.

Stadiumi do të jetë pranë një kryqëzimi dhe vjen së bashku me parkim në dy zona, njëra prej të cilave do të jetë funksionale edhe në përditshmëri.

Rovers, numri një i klubit Dale Vince tha: “Unë mendoj se është vendimi i duhur. Ky është një projekt i shkëlqyer. Ishte e befasi mënyra si na refuzuan në fillim, por tani jemi gati për të nisur punimet”./abcnews/