HISTORIKE! Për herë të parë për sportin shqiptar, Shqipëria arrin të fitojë një medalje në Lojërat Olimpike.

Mundësi Chermen Valiev ia doli të fitonte përballe Viktor Rassadin nga Taxhikistani dhe siguron kështu medaljen e bronztë në peshën 74kg.

Shqiptaro-çeçeni mundi 6-2 rivalin e tij në një përballje të dominuar nga fillimi deri në fund. Kujtojmë se në Paris do të luajë mundësitë e tij për medaljen e bronztë dhe Islam Dudaev. Dy fitore i duhen për të siguruar medalje.