Moment historik në futbollin shqiptar. Lamine Jamal, (15 vjeç e 290 ditë) është bërë debutuesi më i ri i Barcelonës në të gjithë historinë e La Ligës dhe debutuesi më i ri i shekullit.

Jamal zuri vendin e Gavit në minutën e 86-të, në duelin ndaj Betis që përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të katalansve.

Megjithatë, lojtari më i ri që ka debutuar për Barçën në një ndeshje zyrtare është ende Armando Martinez Sagi (14 vjeç e 200 ditë).

Sagi bëri debutimin e tij me Barcelonën në garën zyrtare më 14 nëntor 1920 kundër FC Internacional në Kampionatin Rajonal të Katalonjës.