Kristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit. Me aktivizimin në ndeshjen e sotme kundër Vijarealit, portugezi ka arritur shifrën rekord të 178 ndeshjeve të luajtura në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Ligën e Kampioneve, duke lënë pas kështu kapitenin legjendar të Realit të Madrid, Iker Kasijas i cili ndalet në 177 paraqitje.
Përveç 178 paraqitjeve me ekipe si Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Juventus, Ronaldo mban rekordin për më shumë asiste të dhuruar me plot 42 të tilla si dhe padyshsim rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar, 136 të tillë.
Renditja e lojtarëve me më shumë paraqitje vijon si më poshtë:
1-Kristiano Ronaldo/178 paraqitje (Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Juventus)
2-Iker Kasijas/ 177 paraqitje (Real Madrid dhe Porto)
3-Lionel Mesi/151 paraqitje (Barcelona dhe PSG)
4-Çavi/151 paraqitje (Barcelona)
5-Raul/142 paraqitje (Real Madrid dhe Shalke 04)