Luiza Gega në mbrëmjen e sotme garoi në finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës që mbahet në Qatar, Doha.

Finalja u fitua nga atletja me origjinë keniane, Beatris Chepkoech, e cila realizoi kohën 8 minuta e 57 sekdona e 84 të qindtat. Vendin e dytë e zuri atletja amerikane Coburn dhe më pas gjermania Krause.

Luiza Gega e mbylli garën e saj në vendin e 9-të me kohën 9 minuta e 19 sekonda dhe 93 të qindtat. Kjo ishte një arritje historike për Gegën pasi është atletja e parë që merr pjesë në garën finale të një Botërori atletike. Njekosisht atletja jone ka thyer edhe rekordin kombetar te kesaj gare.

Vendi i 9-te ne bote per te padiskutim qe eshte nje arritje e madhe jo vetem per Luiza Gegen personalisht por edhe per atletiken shqiptare.

Nderkohe atleti tjeter qe ishte planifikuar te merrte pjese ne kete Boteror, shkodrani Izmir Smajlaj, nuk arriti te ishte prezent per shkak te nje demtimi te pesuar ne tendine, demtim ky qe e la jashte gares.

E rendesishme eshte qe atletika shqiptare nga viti ne vit po njeh arritje dhe per rrjedhoje aktualisht duhet te krenohemi me rezultatin e sotem te Luiza Geges ne Boterorin e Qatarit.
www.shkodrasport.com