Teuta e mbylli me barazim 1 me 1 transfertën e Dinamos. Aktualisht durrsakët mbajnë vendin e tetë në Superiore.

Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Bledar Hodo deklaroi:

“Të jem i sinqertë e kishim përgatitur për fitore, i bëmë yzmetin në maksimum, rrezikuam edhe humbjen. Bëmë pjesë të parë të mirë, për fat doli dhe goli, pastaj duhet ta menaxhonim. Më vjen keq për golin e pësuar se ishim 8 lojtarë në zonë dhe 3-4 të Dinamos.

Unë kam besim të plotë te këto çuna, e kam thënë që në fillim. Kemi pasur shumë oshilacione, ndeshje të tilla duhen marrë me patjetër dhe unë kam besim që do ia dalim.

Dinamo është skuadër që e ndërton lojën nga poshtë, kur i lejon bëjnë rrugët e daljes që i kanë të rrezikshme. 30 minutat e para nuk lejuam, doli edhe goli, por duhet ta menaxhonim më mirë. Sidomos kur kishim topin në zotërim.

Ne duhet ta fillonim lojën si në pjesën e parë. Ato ishin direktivat, Dinamo doli 2-3 herë dhe skuadra ra pak. Nuk ishim të ashpër. Në fundin e pjesës së dytë duhet të shënonim gol, rrezikuam edhe të humbisnim, por luajtëm gjithçka për gjithçka.

Vata? Nuk kemi pasur kohë për falenderime, jemi shumë të shqetësuar.

Mendoj që ndikon në anën psikologjike, nga ana personale isha i qetë, kisha besim që do dilnim pozitiv sot. Kemi ndeshje që në letër janë të vështirë, por nëse jep maksimumin, çdo gjë mund t’ja dalësh me sukses.

Si Zogos dhe Jazxhi nuk janë 100% se vuajnë akoma ato probleme që kanë në gju.