Aventura e tretë e Luis Van Gal me Holandën përfundoi pas asaj humbje me Argjentinën në çerekfinalet e Botërorit të Katarit pas penalltive dhe duket se “Tulipanët” e kanë gjetur menjëherë pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e njohur, Ronald Kuman, i cili është gati për aventurën e tij të dytë në stolin e portokallinjve.

Ai ishte pjesë e Holandës për dy vite, nga 2018 deri në 2020 dhe më pas u largua pasi mori një ofertë nga Barcelona.

Ish-mbrojtësi pritet të udhëheqë Holandën drejt EURO 2024, ku do të kërkohet fitimi i saj.